GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zjarri në hotelin në Vlorë, pushuesi polak: Nuhatëm diçka të çuditshme, dëgjuam të bërtitura! U hodhëm nga dritarja

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 1 min
A A
Zjarri në hotelin në Vlorë, pushuesi polak: Nuhatëm diçka të çuditshme, dëgjuam të bërtitura! U hodhëm nga dritarja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një pushues nga Polonia ka rrëfyer momentet e panikut gjatë zjarrit që përfshiu hotelin “Brooklyn” në Lungomaren e Vlorës, në orët e para të mëngjesit të sotëm, 16 gusht.

I riu tregon se gjithçka nisi kur ata u zgjuan nga gjumi pasi ndjenë një aromë të pazakontë dhe dëgjuan të bërtitura në hotel.

“U zgjuam natën, nuhatëm diçka të çuditshme, dëgjuam të bërtitura. U hodhëm nga dritarja, thirrëm për ndihmë. Kaq. Jam nga Polonia. Ora ishte rreth 4 e mëngjesit”, rrëfen ai.

Zjarri në hotelin “Brooklyn” ka shkaktuar disa të plagosur, ndërsa një pjesë e tyre u detyruan të hidheshin nga kati i dytë për t’i shpëtuar flakëve.

Sipas shefit të Reanimacionit, Edmond Breshanaj, tre prej pacientëve kishin pësuar djegie të rënda, ndërsa dy të tjerë ishin dëmtuar pasi u hodhën nga kati i dytë, duke pësuar fraktura të kolonës.

Dy pacientët me dëmtime traumatike, por pa djegie, u transportuan drejt Qendrës së Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar, ndërsa tre pacientët me djegie u trajtuan në repartin përkatës në Vlorë.

Gjendja e një prej pacienteve paraqitet veçanërisht e rëndë, pasi ka pësuar djegie në pothuajse të gjithë trupin dhe ndodhet në rrezik për jetën. Një tjetër pacient ka pësuar djegie në rreth 50% të trupit.

Sipas tij, të dëmtuarit ishin kryesisht të rinj, rreth moshës 25-30 vjeç, ndërsa mes tyre kishte shtetas nga Prishtina, Lipjani dhe një person nga Rrësheni.

Etiketa: pushuesi polakVloreZjarri ne hotel

Lajme të lidhura

Situata me zjarret në Shqipëri/ 43 vatra në 24 orë, 10 ende aktive
Aktualitet

Situata me zjarret në Shqipëri/ 43 vatra në 24 orë, 10 ende aktive

10:40 - 16/08/26
Zjarri te hoteli në Lungomare, shefi i reanimacionit në Vlorë: 5 pacientë janë dërguar drejt Tiranës, një vajzë në gjendje të rëndë
Aktualitet

Zjarri te hoteli në Lungomare, shefi i reanimacionit në Vlorë: 5 pacientë janë dërguar drejt Tiranës, një vajzë në gjendje të rëndë

08:16 - 16/08/26
Zjarri në hotelin në Vlorë, pushuesi nga Kosova: U hodhëm nga ballkoni për t’i shpëtuar flakëve
Aktualitet

Zjarri në hotelin në Vlorë, pushuesi nga Kosova: U hodhëm nga ballkoni për t’i shpëtuar flakëve

07:59 - 16/08/26
Para
Kursi i këmbimit valutor, 16 gusht 2026: Euro dhe dollari në rënie

Kursi i këmbimit valutor, 16 gusht 2026: Euro dhe dollari në rënie

Discussion about this post

TË FUNDIT

Situata me zjarret në Shqipëri/ 43 vatra në 24 orë, 10 ende aktive
Aktualitet

Situata me zjarret në Shqipëri/ 43 vatra në 24 orë, 10 ende aktive

10:40 - 16/08/26

43 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 10 prej tyre vijojnë të...

Lexo më shumë
Kursi i këmbimit valutor, 16 gusht 2026: Euro dhe dollari në rënie

Kursi i këmbimit valutor, 16 gusht 2026: Euro dhe dollari në rënie

09:23 - 16/08/26
Zjarri në hotelin në Vlorë, pushuesi polak: Nuhatëm diçka të çuditshme, dëgjuam të bërtitura! U hodhëm nga dritarja

Zjarri në hotelin në Vlorë, pushuesi polak: Nuhatëm diçka të çuditshme, dëgjuam të bërtitura! U hodhëm nga dritarja

09:00 - 16/08/26
Dosja e Botërorit, zbulohen kërcënimet me vdekje për Messin dhe Ronaldon

Dosja e Botërorit, zbulohen kërcënimet me vdekje për Messin dhe Ronaldon

08:39 - 16/08/26
Zjarri te hoteli në Lungomare, shefi i reanimacionit në Vlorë: 5 pacientë janë dërguar drejt Tiranës, një vajzë në gjendje të rëndë

Zjarri te hoteli në Lungomare, shefi i reanimacionit në Vlorë: 5 pacientë janë dërguar drejt Tiranës, një vajzë në gjendje të rëndë

08:16 - 16/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com