Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, duke goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.
Në pranga ka rënë një 44-vjeçar, pasi gjatë kontrolleve në dy banesat e tij u gjetën një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.
Bazuar në informacionet operative dhe kontrollet e kryera me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, forcat e policisë ushtruan kontroll në dy banesat që shtetasi B. B. zotëron në lagjen nr. 3 të qytetit të Pogradecit dhe në fshatin Vërdovë.
Gjatë kërkimeve, uniformat e pluta gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik së bashku me municionin përkatës luftarak, të cilat ai i posedonte pa leje.
Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi B. B., 44 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme ligjore.










Discussion about this post