GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Serveri i Tatimeve në kaos! Sistemi nuk fiskalizon faturat, bizneset nuk arkëtojnë dot

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 1 min
A A
KLSH kontroll tek Tatimet: Mungojnë 122 miliardë lekë, si u miratua shpenzimi pa fonde në arkë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mijëra fatura të lëshuara nga bizneset dhe të pranuara nga sistemi, rezultojnë të pafiskualizuara. Pak ditë pas çmimit të parë botëror për sigurinë kibernetike, Shqipëria shënon një tjetër “arritje” të madhe dixhitale.

Këtë herë është sistemi elektronik i Tatimeve, i cili ndonëse pranon faturat e lëshuara nga bizneset, nuk i fiskalizon ato. Kjo e bën të pamundur shlyerjen e tyre nga bizneset pritëse.

Aktualisht sistemi i fiskalizimit po mbahet nga Albanian Digital Solution, kompania shtetërore e krijuar nga AKSHI. Kjo kompani, e cila do të ketë monopolin e tenderave në teknologjinë e informacionit është duke mirëmbajtur aktualisht të gjitha sistemet kompjuterike të shtetit, të cilave u kanë përfunduar kontratat me kompanitë private.

Që kur shpërtheu skandali AKSHI, qeveria shqiptare ka bllokuar praktikisht çdo tender për teknologjinë e informacionit. Kjo ka bërë që për sistemet e shumë institucioneve të përfundojnë kontratat, që ato kishin me kompanitë private. Rrjedhimisht mirëmbajtja e tyre është duke u bërë nga Albanian Digital Solution, por shumë sisteme shfaqin probleme.

Ai i fiskalizimit është ndoshta sistemi që prek më shumë qytetarë, pasi duke mos fiskalizuar faturat e bën të pamundur shlyerjen e tyre. Burime nga brenda kompanisë i thanë Kapitalit se ka një javë që sistemi nuk sinkronizohet duke sjellë probleme me fiskalizimin e faturave.

Sistemi i fiskalizimit është mirëmbajtur nga një kompani private e quajtur Primus Adriatic, e cila zotërohet nga kroatja Primus Adriatic. Pas përfundimit të kontratës, AKSHI hapi tenderin gjatë vitit të kaluar për mirëmbajtjen e sistemit për 4 vjeçarin e ardhshëm, por pas shpërthimit të dosjes së SPAK për AKSHI-n, tenderi u bllokua dhe nuk është realizuar ende edhe sot.

Etiketa: Biznesekaostatime

Lajme të lidhura

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)
Aktualitet

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

09:39 - 09/11/26
Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë
Aktualitet

Korrupsion e pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni

09:13 - 09/11/26
PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë  të dukshme
Aktualitet

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë të dukshme

08:50 - 09/11/26
Para
Gjermania: Programi bërthamor iranian i kompromentuar rëndë nga sulmet

Sondazhi në Gjermani: AfD ruan epërsinë, CDU/CSU zbret në nivelin më të dobët në gati 5 vjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)
Aktualitet

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

09:39 - 09/11/26

Policia e Tiranës ka arrestuar Robert Dukën, 50 vjeç, me origjinë nga Vlora, si të dyshuar për grabitjen e një...

Lexo më shumë
Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

Korrupsion e pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni

09:13 - 09/11/26
PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë  të dukshme

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë të dukshme

08:50 - 09/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 9 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:18 - 09/11/26
“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi  “Albanian Files” të Ramës rrëfen arrestimin në Tiranë

“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi “Albanian Files” të Ramës rrëfen arrestimin në Tiranë

08:07 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com