GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përfshirja e politikës në zgjedhjet e FSHF, Andi Lila: Tërhiquni sa nuk është vonë!

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Përfshirja e politikës në zgjedhjet e FSHF, Andi Lila: Tërhiquni sa nuk është vonë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Sindikatës së Futbollistëve Shqiptarë, Andi Lila ka reaguar mbi skandalin e përfshirjes së politikës në zgjedhjet e FSHF dhe tritolit në shtëpinë e Armand Dukës.

Përmes një postimi në Facebook, Lila shprehet se është i indinjuar nga kjo ngjarje, ndërsa shton se Duka ka mbështetjen e Sindikatës së Futbollit shqiptar.

“Shumë i tronditur dhe i indinjuar me sulmin me tritol në shtëpinë e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Në këtë moment të vështirë për familjen Duka, unë dhe Sindikata e Futbollistëve Profesionistë dua t’i shprehim të gjithë mbështetjen tonë dhe të urojmë që ta kalojë sa më shpejt këtë traumë të rëndë. Në kulmin e një konflikti të ngarkuar politikisht, që po shkon përtej çdo limiti, vjen edhe ky incident i rëndë. Për fat të mirë nuk pati viktima në njerëz, por kjo ngjarje ka goditur rëndë psikologjikisht komunitetin e futbollit shqiptar”, shkruan futbollisti.

Lila shprehet se komuniteti i futbollit ndodhet nën trysni nga politika, e cila sipas tij po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në FSHF dhe që rrezikon të dëmtojë vendin për finalen e UEFA Conference League.
“Ky komunitet ndodhet në një trysni të tmerrshme me presione nga më të ulëta që vijnë nga eksponentë politikë në të gjithë vendin. Dhe e gjitha kjo bëhet për të manipuluar procesin e zgjedhjeve në Shoqatat Rajonale të Futbollit me qëllimin final për të ndryshuar vullnetin e zgjedhësve në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së. Një sulm i paprecedentë që duhet ndalur sa më parë pasi rrezikon ta dëmtojë rëndë Shqipërinë dhe organizimin e finales së UEFA Conference League në Tiranë më 25 Maj”, shkruan ndër të tjera Lila.

Ish-futbollisti i kombëtares i bën thirrje të gjithë aktorëve politikë që të tërhiqen nga këto veprime të papërgjegjshme për të ndërhyrë në mënyrë flagrante në çështje që i takojnë komunitetit të futbollit.

Etiketa: Andi LilaFutboll

Lajme të lidhura

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Aktualitet

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë
Aktualitet

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë
Aktualitet

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26
Para
Policia ndëshkon “të pabindurit”, arrestohen 19 shoferë, pezullohen 172 leje drejtimi

Policia ndëshkon "të pabindurit", arrestohen 19 shoferë, pezullohen 172 leje drejtimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com