GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Egnatia dhe Dinamo, mes ambicies për të prekur historinë në Europë dhe “ngërçit” në Superiore

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Egnatia dhe Dinamo, mes ambicies për të prekur historinë në Europë dhe “ngërçit” në Superiore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Distancat janë fare të pakta, mirëpo Egnatia dhe Dinamo janë të detyruara ta përtypin këtë faktor, duke treguar kujdes në çdo lëvizje. Në njërën anë luhen ndeshjet europiane, Egnatia përballë Lillestrom dhe Dinamo ndaj Pafos. E teksa ambicia për të prekur historinë jehon në të dyja kampet, në anën tjetër “këmbon” nisja e Superiores.

Dy ndeshje në harkun e tre ditëve kërkojnë menaxhim maksimal. Në mes janë lojtarët që do të duhet të konsumojnë shumë energji, ndërsa frika për t’iu shmangur të keqes, mbi të gjitha dëmtimeve, është e pranishme në çdo vendim që do merret.

Një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të Kupave të Europës do të ishte një shtytje e rëndësishme për të vijuar me besim drejt objektivit të madh siç janë grupet, por po aq i rëndësishëm është edhe starti në Superiore, ku presin Tirana dhe Vora.

Egnatia dhe Dinamo, në këto ditë të ngarkuara, duket se janë përballë një “halli” që nuk lidhet vetëm me kalendarin, por edhe me mënyrën se si duhet të shpërndajnë energjitë dhe vëmendjen. Europa “josh” me historinë, ndërsa kampionati kërkon të jesh gati që në metrat e parë në fushë. Në fund të fundit, forma e mirë që të dyja skuadrat po tregojnë nuk mund të mbetet thjesht një episod.

Ajo është një mundësi për të dëshmuar se brenda Shqipërisë mund të shfaqen me statusin e pretendentes, ndërsa përtej kufijve të vendit të dalin në fushë me bindjen se mund të përfaqësojnë denjësisht futbollin shqiptar.

Sepse ndoshta ky është “mesi i artë” që kërkojnë Egnatia dhe Dinamo: të mos zgjedhin mes Europës dhe Superiores, por të gjejnë ekuilibrin për t’i përballuar që të dyja. Të luftojnë për të shkruar historinë në kompeticionet europiane dhe të ruajnë statusin e pretendentes brenda në shtëpi. Nëse ia dalin, atëherë “ngërçi” i kalendarit mund të kthehet në një tjetër dëshmi të rritjes së futbollit shqiptar.

Etiketa: dinamoegnatia

Lajme të lidhura

Surpriza në Athinë, AEK merr fitoren , edhe Aston Villa arrin suksesin
Sport

Surpriza në Athinë, AEK merr fitoren , edhe Aston Villa arrin suksesin

20:50 - 08/09/26
Duka pret të dërguarin special të Presidentit Trump për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli
Sport

Duka pret të dërguarin special të Presidentit Trump për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli

18:16 - 08/09/26
‘France Football’ publikon emrat e 30 kandidatëve për ‘Topin e Artë 2026’
Sport

‘France Football’ publikon emrat e 30 kandidatëve për ‘Topin e Artë 2026’

17:22 - 08/09/26
Para
Moska kërcënon Londrën për furnizimin e Ukrainës me dronë: Do e paguani shtrenjtë

Moska kërcënon Londrën për furnizimin e Ukrainës me dronë: Do e paguani shtrenjtë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit te Drejtoria e Policisë së Tiranës: Arrestoni Ramën, lironi qytetarët!
Aktualitet

Protestuesit te Drejtoria e Policisë së Tiranës: Arrestoni Ramën, lironi qytetarët!

21:14 - 08/09/26

Pas protestës para Parlamentit dhe marshimit drejt Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar lëvizjen në rrugët e Tiranës, duke u drejtuar këtë...

Lexo më shumë
Ndërtuan plantacion gjigant kanabisi, dënohen me burg dy shqiptarët në Belgjikë

Ndërtuan plantacion gjigant kanabisi, dënohen me burg dy shqiptarët në Belgjikë

21:06 - 08/09/26
Makina e deputetes së PS nuk i shpëton vezëve, sulmohet nga protestuesit sapo del nga Parlamenti

Makina e deputetes së PS nuk i shpëton vezëve, sulmohet nga protestuesit sapo del nga Parlamenti

21:00 - 08/09/26
Surpriza në Athinë, AEK merr fitoren , edhe Aston Villa arrin suksesin

Surpriza në Athinë, AEK merr fitoren , edhe Aston Villa arrin suksesin

20:50 - 08/09/26
Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë, shoqëron edhe disa tubues të tjerë

Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë, shoqëron edhe disa tubues të tjerë

20:43 - 08/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com