Një aksident i rëndë është regjistruar në vendin e quajtur Pushimi i Shoferit në autostradën Lushnje-Fier.
Një automjet tip Volkswagen është përplasur me një furgon që transportonte udhëtarë drejt jugut.
Furgoni për të shmangur përplasjen me makinën, ka devijuar dhe është përplasur me barrierat e hekurta të autostradës.
Nga përplasja e fortë janë lënduar disa udhëtarë të furgonit, por vetëm dy prej tyre janë transportuar me Ambulancë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.










Discussion about this post