GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Lojërat Mesdhetare/ Mundja i dhuron medalje Shqipërisë me Zenelin, Dudaev dhe Abakarov

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Lojërat Mesdhetare/ Mundja i dhuron medalje Shqipërisë me Zenelin, Dudaev dhe Abakarov
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria merr medaljet e para në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Taranto të Italisë dhe është sporti i mundjes ai që ia dhuron ato me Ardit Zenelin, Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev.

Ardit Zeneli i dhuroi Shqipërisë medaljen e bronztë në stilin greko romak në peshën deri në 67 kilogramë duke mundur mundësin grek, Stavros Ntounias me rezultatin 9-8 pas një dueli që nuk e nisi mirë, por që e ktheu në favorin e tij me kalimin e kohës për të fituar medaljen e bronztë

Ndërsa Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev kanë të sigurt medaljen e argjendtë por që mund të shndërrohet në të artë. Kjo për faktin se të dy mundësit tanë kanë arritur të kualifikohen në finalet e kategorive të tyre në stilin e lirë.

Abakarov garoi në kategorinë deri në 65 kg në stilin e lirë dhe e nisi konkurrimin e tij me sfidën ndaj egjiptianit Eman të cilin e mundi 3-0. Më pas ai u përball me sirianin Dirki ndaj të cilit fitoi 6-2 duke siguruar vendin në finale ku do të dyluftojë për medaljen e artë me mundësin turk Duman

Ndërsa Dudaev mori pjesë në kategorinë 74 kg edhe ky në stilin e lirë. Fillimisht Dudaev u përball me Egzon Xhonin nga Kosova të cilin e mposhti 11-2.

Fitore të lehtë, Dudaev arriti edhe në çerekfinale me grekun Georgios Ioakeimidis të cilin e mundi 10-0 për të arritur në gjysmëfinale në përballjen me spanjollin Mohammad Mottaghinia duke e kaluar edhe këtë pengesa teksa e fitoi sfidën me të 3-1 dhe tani e pret finalja për medaljen e artë me mundësin nga Maqedonia e Veriut, Fati Vejseli.

Si Abakarov ashtu edhe Dudaev do të dyluftojnë në finalet e tyre pasditen e kësaj të hëne me synimin për t’u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit të këtyre Lojërave Mesdhetare. Po të hënën nis konkurrimin edhe Albina Drazhi që do të dyluftojë në çerekfinale në stilin e lirë në kategorinë e peshës deri në 68 kg.

Etiketa: medaljeMundja

Lajme të lidhura

Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter
Sport

Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter

18:21 - 23/10/26
Sport

Dy emra të rinj për Kombëtaren, portieri dhe mbrojtësi marrin nënshtetësinë shqiptare

17:51 - 23/10/26
Raundi i dytë i EURO U-19/ Kombëtarja pjesë e grupit B6, përballet me Qipron dhe Armeninë
Sport

Raundi i dytë i EURO U-19/ Kombëtarja pjesë e grupit B6, përballet me Qipron dhe Armeninë

17:04 - 23/10/26
Para
Ditëve të nxehta po u vjen fundi, ja kur pritet të nisë rënia e temperaturave

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 24 Gusht 2026

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com