GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Operacion “blic” në burgun e Fushë-Krujës, Ramazan Rrajës i gjendet celular

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Operacion “blic” në burgun e Fushë-Krujës, Ramazan Rrajës i gjendet celular
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një operacion i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është zhvilluar në ambientet e IEVP Fushë-Krujë, ku gjatë kontrolleve është gjetur dhe sekuestruar një aparat celular që dyshohet se i përket të dënuarit Ramazan Rraja.

Sipas burimeve, telefoni është gjetur gjatë kontrolleve të ushtruara brenda institucionit të vuajtjes së dënimit dhe tashmë i është dorëzuar SPAK-ut.

Pajisja pritet t’i nënshtrohet ekspertizës në laboratorin dixhital, për të rikuperuar dhe analizuar të dhënat që mund të përmbajë. Në fokus pritet të jenë komunikimet, kontaktet dhe materiale të tjera të ruajtura në aparat, të cilat mund të ndihmojnë në përcaktimin e mënyrës se si është përdorur telefoni gjatë qëndrimit në burg.

Operacioni nuk është mbyllur me gjetjen e këtij aparati. Kontrollet vijojnë në ambientet e IEVP Fushë-Krujë, pasi ka dyshime se brenda institucionit mund të jenë futur dhe fshehur edhe telefona të tjerë celularë.

Autoritetet po punojnë gjithashtu për të dokumentuar mënyrën se si aparati ka përfunduar brenda burgut dhe nëse persona të tjerë mund të kenë ndihmuar në futjen apo përdorimin e tij.

Ramazan Rraja është një emër i njohur për drejtësinë dhe është dënuar nga Gjykata e Posaçme në dosjen e atentatit të 1 nëntorit 2019 ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku.

Në tetor 2024, GJKKO e dënoi Rrajën me 6 vite burg. Në të njëjtën çështje u dënuan edhe Genti Ndërjaku me 5.4 vite, Bashkim Haxhia dhe Endrit Sinani me nga 4.8 vite, si dhe Julian Pjetri me 4.4 vite burg.

Sipas SPAK-ut, grupi kishte nisur që prej gushtit 2019 ndjekjen e Arjan Ndojës dhe Aleksandër Lahos dhe kishte siguruar armë e mjete për realizimin e atentatit. Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar në total 43 vite burg për pesë të pandehurit, përpara aplikimit të uljes së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Atentati ndodhi në mbikalimin e Shkozetit, kur automjeti ku udhëtonin Ndoja, Laho dhe shoferi Andi Maloku u qëllua me breshëri. Maloku humbi jetën nga plagët, ndërsa Ndoja dhe Laho mbetën të plagosur. Për ekzekutimin e atentatit, Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Ariol Halili me 35 vite burg.

Gjetja e celularit hap tashmë një tjetër pistë verifikimi për autoritetet. Ekspertiza e SPAK-ut pritet të përcaktojë nëse pajisja është përdorur nga Ramazan Rraja, me kë është komunikuar dhe çfarë të dhënash mund të jenë ruajtur apo fshirë prej saj.

Paralelisht, vijimi i kontrolleve synon të zbulojë nëse bëhet fjalë për një rast të izoluar apo nëse brenda burgut të Fushë-Krujës qarkullojnë pajisje të tjera të palejuara.

Etiketa: BurgcelularRamazan Rraja

Lajme të lidhura

Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin
Aktualitet

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26
Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë, shkak bojkoti i avokatëve

10:50 - 26/10/26
Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum
Aktualitet

Berisha uron shqiptarët në Luginën e Preshevës: Ky rezultat është një dëshmi e fuqisë së bashkimit

10:26 - 26/10/26
Para
AMF bëhet palë me paligjshmërinë, nuk i bindet Kuvendit dhe mbron kompanitë e sigurimit

AMF bëhet palë me paligjshmërinë, nuk i bindet Kuvendit dhe mbron kompanitë e sigurimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin
Aktualitet

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka ngritur shqetësimin për mungesën e hetimeve mbi dhunën ndaj studentëve dhe të rinjve gjatë protestave kundër...

Lexo më shumë
Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë, shkak bojkoti i avokatëve

10:50 - 26/10/26
Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum

Berisha uron shqiptarët në Luginën e Preshevës: Ky rezultat është një dëshmi e fuqisë së bashkimit

10:26 - 26/10/26
Përplasjet për aeroportin e Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Përplasjet për aeroportin e Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

10:22 - 26/10/26
Protesta në Tiranë/ Arrestohen 9 persona dhe 20 të tjerë shpallen në kërkim, në pranga edhe një gjerman

Protesta në Tiranë/ Arrestohen 9 persona dhe 20 të tjerë shpallen në kërkim, në pranga edhe një gjerman

10:08 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com