GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shifrat e OKB-së/ Reagon PD: Në 13 vite të qeverisë Rama, Shqipëria kampione në pasigurinë ushqimore

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Shifrat e OKB-së/ Reagon PD: Në 13 vite të qeverisë Rama, Shqipëria kampione në pasigurinë ushqimore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbi 31 për qind e shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore, një tregues që sipas Partisë Demokratike dëshmon dështimin e politikave ekonomike të qeverisë.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, tha se shifra bazohet në të dhënat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).

Në një deklaratë për mediat, Muçollari theksoi se niveli i pasigurisë ushqimore në Shqipëri është disa herë më i lartë se në vendet e rajonit dhe akuzoi qeverinë se po fsheh realitetin ekonomik të qytetarëve pas propagandës për rritjen e turizmit dhe ekonomisë.

Deklarata:

Të nderuar qytetarë,

Një shifër e vetme rrëzon gjithë propagandën e shfrenuar qeveritare: 31.8 për qind e shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore, të moderuar ose të rëndë.

Nuk është shifër e opozitës, por vlerësimi faktual i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, FAO, për periudhën 2023–2025.

Me fjalë të thjeshta: pothuajse 1 në çdo 3 shqiptarë përballet me pasiguri ushqimore.

Për krahasim: në Maqedoninë e Veriut ky tregues është 9.2 për qind, në Malin e Zi 9 për qind, në Bosnjë-Hercegovinë 8.7 për qind dhe në Serbi 6.7 për qind.

Në Shqipëri, ta themi edhe njëherë me dhimbje, është 31.8 për qind.

Pra, nuk mund të fajësohet as kriza globale, as lufta, as inflacioni ndërkombëtar. Të njëjtat sfida i kanë pasur dhe kanë edhe fqinjët tanë.

Diferenca është qeverisja.

Pas më shumë se një dekade me Edi Ramën kryeministër, Shqipëria ka një nivel të pasigurisë ushqimore rreth katër herë më të lartë se mesatarja europiane, shumëfish më të lartë se vendet e rajonit.

Dhe ndërsa qeveria flet për Shqipërinë turistike, për miliona vizitorë dhe rekorde ekonomike, 8.3 për qind e shqiptarëve përballen me pasiguri të rëndë ushqimore.

Kjo do të thotë njerëz që hanë më pak nga sa u nevojitet, familje që mund të mbeten pa ushqim dhe qytetarë që, për shkak të mungesës së parave, mund të kalojnë edhe një ditë të plotë pa ngrënë.

Në të njëjtën kohë, një dietë e shëndetshme në Shqipëri është bërë rreth 70 për qind më e shtrenjtë se në vitin 2017 dhe kushton rreth 30 për qind më shumë se mesatarja europiane.

Ky është bilanci që nuk shfaqet në ekranet e propagandës.

Një Shqipëri ku qeveria numëron turistët, por shumë familje numërojnë paratë për ushqimet e ditës.

Një Shqipëri ku flitet për rritje ekonomike, ndërsa pothuajse një në tre qytetarë përballet me pasiguri ushqimore.

Ky është dështim i një modeli qeverisës që pas më shumë se një dekade ka humbur lidhjen me jetën reale të qytetarëve dhe jeton me vjedhje dhe propagandë.

Partia Demokratike e ka paraqitur Paketen e minimumit Jetik si pjesë të zgjidhjes, që nuk lë asnjë qytetar të vuajë dhe të kequshqehet. Ne qëndrojmë pas kësaj Pakete dhe me ardhjen në qeveri, ajo do të jetë premtimi i parë i mbajtur.

Mbi 90 ditë qëndresë qytetare kanë treguar se propaganda mund të sfidohet dhe se e vërteta nuk mund të fshihet pafundësisht.

Prandaj kjo protestë duhet të ketë mbështetjen e çdo qytetari që kërkon ndryshim.

Etiketa: pasiguriushqime

Lajme të lidhura

Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)
Aktualitet

Mashtronte bizneset duke u hequr si i njohur i pronarëve, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

17:14 - 24/08/26
Konfirmohet rasti i parë i Etheve të Nilit në Shqipëri, 72-vjeçari nga Korça futet në karantinë
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i Etheve të Nilit në Shqipëri, 72-vjeçari nga Korça futet në karantinë

17:02 - 24/08/26
Kalaja e Elbasanit mes trashëgimisë dhe “betonit”, banorët shprehen kundër projektit të rivitalizimit
Aktualitet

Kalaja e Elbasanit mes trashëgimisë dhe “betonit”, banorët shprehen kundër projektit të rivitalizimit

16:44 - 24/08/26
Para
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)
Aktualitet

Mashtronte bizneset duke u hequr si i njohur i pronarëve, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

17:14 - 24/08/26

Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet për mashtrim dhe vjedhje...

Lexo më shumë
Konfirmohet rasti i parë i Etheve të Nilit në Shqipëri, 72-vjeçari nga Korça futet në karantinë

Konfirmohet rasti i parë i Etheve të Nilit në Shqipëri, 72-vjeçari nga Korça futet në karantinë

17:02 - 24/08/26
Kalaja e Elbasanit mes trashëgimisë dhe “betonit”, banorët shprehen kundër projektit të rivitalizimit

Kalaja e Elbasanit mes trashëgimisë dhe “betonit”, banorët shprehen kundër projektit të rivitalizimit

16:44 - 24/08/26
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh?

16:18 - 24/08/26
Shifrat e OKB-së/ Reagon PD: Në 13 vite të qeverisë Rama, Shqipëria kampione në pasigurinë ushqimore

Shifrat e OKB-së/ Reagon PD: Në 13 vite të qeverisë Rama, Shqipëria kampione në pasigurinë ushqimore

15:56 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com