Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes E.R., 39-vjeç.
Policia bën me dije se 50-vjeçari E.R., banues në Durrës është arrestuar për veprën penale “Dhunë në familje”.
Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Durrës/Informacion
Vihet në pranga një shtetas për veprën penale ” Dhunë në familje”.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E.R., 50 vjeç, banues në Durrës , pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E.R., 39 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.