Protesta e 88-të kundër qeverisë Rama është zhvilluar me tone të forta politike dhe kritika të ashpra ndaj mazhorancës.
Në fjalën e tij, një prej të rinjve protestues deklaroi se temperaturat e larta të verës nuk e ndalën revoltën qytetare.
“Vera iku, zemërimi mbeti. Protesta vazhdoi dhe zëri ynë u bë më i fortë”, u shpreh ai.
I riu akuzoi qeverinë se përpiqet të mbulojë dështimet përmes propagandës dhe një realiteti të paraqitur ndryshe nga përditshmëria e shqiptarëve.
Sipas tij, qytetarët përballen çdo ditë me rritjen e kostos së jetesës dhe vështirësitë ekonomike.
Ai renditi gjithashtu emigracionin e të rinjve, punësimet në administratë, problemet me pronat dhe situatën në shëndetësi.
“Shqiptarët nuk jetojnë në iluzion. Ata përballen çdo ditë me pasojat e qeverisjes suaj”, deklaroi protestuesi.
Ai kritikoi edhe aktivitetet publike dhe komunikimin e qeverisë, duke i cilësuar ato si përpjekje për të krijuar një realitet paralel.
Sipas tij, propaganda nuk mund të fshehë problemet me të cilat përballen familjet shqiptare.
I riu tha se protestuesit do të vijojnë të qëndrojnë në shesh dhe të kërkojnë ndryshim politik.
“Ne nuk jemi këtu për të parë një shfaqje, por jemi këtu për të shkruar një faqe tjetër të historisë”, u shpreh ai.
Në fund të fjalës, ai bëri thirrje për qëndresë dhe për të mos pranuar më situatën aktuale.
“Boll kemi duruar. Ka ardhur momenti t’i dalim zot vetes dhe vendit tonë”, deklaroi protestuesi.










Discussion about this post