GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Aksident tragjik/ 6 makina përplasen me njëra-tjetrën, raportohen 9 të vdekur

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Aksident tragjik/ 6 makina përplasen me njëra-tjetrën, raportohen 9 të vdekur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëntë persona humbën jetën të shtunën në një përplasje trafiku “kaotike” ku ishin të përfshira gjashtë automjete në veri të Las Vegasit.

“Ne nuk kemi parë një përplasje trafiku me viktima si kjo më parë”, citohet të ketë thënë para gazetarëve të shtunën vonë Alexander Cuevas, oficer i informacionit publik për Policinë e Las Vegasit të Veriut, shkruajnë mediat e huaja

Pesëmbëdhjetë persona ishin përfshirë në incident, tha Cuevas.

“Dy prej tyre u transportuan nga vendi i ngjarjes në Qendrën Mjekësore Universitare, ku njëri ndërroi jetë më vonë”, ka bërë të ditur ai. “Tjetri ka mbetur në gjendje kritike”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, zyrtarët kanë thënë se shpejtësia ishte një faktor në aksident.

Duke bërë të ditur detajet, policia ka thënë se ishte një veturë Dodge Challenger që po lëvizte drejt veriut “me një shpejtësi të lartë” në Commerce Street përpara përplasjes.

E Cuevas tha se dëshmitarët panë Challenger-in duke kaluar përmes një semafori të kuq.

“Dhe, me këtë, ai goditi shumë automjete dhe, për fat të keq, ishte një ngjarje kaotike”.

Veç kësaj thuhet se edhe shoferi i Challenger ishte mes të vdekurve.

Ndërkohë është shtuar se të vdekurit varionin nga të miturit e rinj deri tek të rriturit e moshës së mesme.

Por policia tha se identiteti i tyre do të bëhet i ditur nga ana e mjekësisë ligjore.

Etiketa: aksidentperplasenpersonate vdekurtragjik

Lajme të lidhura

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit
Botë

Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit

10:56 - 30/09/26
Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!
Botë

Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!

10:52 - 30/09/26
Para
E rëndë/ Zetori bie në kanal, humb jetën shoferi 61-vjeçar në Lushnje (Video)

E rëndë/ Zetori bie në kanal, humb jetën shoferi 61-vjeçar në Lushnje (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com