Janë mbyllur fjalimet para kryeministrisë dhe tashmë protestuesit kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës me thirrjen për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Sot shënohet dita e 93-të e protestës ndërkohë që një protestues bëri thirrje që më 7 shtator, në ditën e 100 të kësaj rezistence, do të jetë protestë kombëtare.
Edhe sot si çdo ditë tjetër, protestuesit mbanin në duar pankarta me mesazhe pikante të realitetit qeverisës, dhe arsyes pse qeveria e Edi Ramës nuk i përfaqëson më.
Mbyllja e fjalimeve nga aktivistët dhe qytetarët u shoqërua me lëvizjen e menjëhershme të turmës nga sheshi përballë Kryeministrisë drejt akseve kryesore të Tiranës.
Me pankarta në duar dhe me një pjesëmarrje të gjerë, protestuesit po përshkojnë rrugët e kryeqytetit duke bllokuar përkohësisht trafikun në disa zona.
Gjatë gjithë itinerarit të marshimit, nga turma dëgjohen thirrje të njëpasnjëshme e me tone të ashpra drejtuar kryeministrit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar.
“Ju erdhi fundi!”, “Rama jep dorëheqjen!”, si dhe thirrjet drejtuar organeve të drejtësisë “Arrestoni Ramën!” e “Arrestoni Ballukun!” po shoqërojnë lëvizjen e protestuesve përmes bulevardeve.










Discussion about this post