Protesta kundër qeverisë vijon edhe sot në Tiranë, në ditën e 95-të të revoltës, pas një tensioneve dhe përshkallëzimeve të regjistruara mbrëmjen e djeshme te Kryeministria.
Pas 94 ditësh protestë, qytetarët kanë hyrë në një tjetër fazë të aksionit të tyre, duke e nisur muajin shtator me atë që e cilësojnë si mosbindje civile. Dita e djeshme shënoi një prej momenteve të forta të protestës, pasi qytetarët u zhvendosën nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, duke ndryshuar kështu skenarin e protestave të mëparshme.
Pankartat, flamujt kombëtarë dhe simbolet e “Revolucionit Flamingo” shoqëruan marshimin, ndërsa protestuesit përsëritën kërkesën e tyre kryesore: dorëheqjen e Edi Ramës.
Thirrjet kundër qeverisë u shtuan teksa turma iu afrua godinës së Kryeministrisë. Por në vend që protesta të përfundonte me një tubim tradicional, qytetarët ndryshuan skenarin dhe u pozicionuan pranë hyrjeve të godinës. Protestuesit u zhvendosën në Kryeministri kur mësuan se Rama ndodhej në zyrë dhe vendosën të qëndrojnë aty, duke bllokuar hyrje-daljet.
Për rreth dy orë, situata para Kryeministrisë mbeti e tensionuar. Protestuesit refuzuan të largoheshin dhe u përballën me kordonin policor. Ndërkohë, policia shtoi forcat në terren. Në zonën e
Kryeministrisë u shfaqën efektivë të FNSH-së, ndërsa u vendos edhe një autobot uji.
Pas përplasjeve nisën edhe shoqërimet e protestuesve, ku raportohet se 11 prej tyre janë shoqëruar në disa komisariate të kryeqytetit.
Ndër përsonat e shoqëruar janë edhe aktivistët Arben Kola, Andi Tepelena, Arvina Lleshi, Bora Mitrovica, Edison Lika, Dritan Goxhaj, Erlind Alimeti.










Discussion about this post