Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin Fushë-Krujë–Rinas, mbi urën e Gjolës. Përplasja mes dy automjeteve ka shkaktuar një viktimë dhe një person të plagosur.
Viktimë e aksidentit ka mbetur gazetari 26-vjeçar, Xhesjon Zogu, i cili udhëtonte me një automjet tip “Land Rover”. Ndërsa i plagosur ka mbetur edhe një qytetar nga Korça, i identifikuar si Behar Ruçi, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Ai është dërguar për trajtim mjekësor.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar nga drejtuesi i automjetit “Benz”, ç’ka ka sjellë përplasjen me “Land Rover”-in.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa vijojnë veprimet për dokumentimin e ngjarjes.










Discussion about this post