GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ina Zhupa kërkon anulimin e projektit TID Durrës: Të rishikohet baza juridike dhe urbanistike

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ina Zhupa kërkon anulimin e projektit TID Durrës: Të rishikohet baza juridike dhe urbanistike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka kërkuar ndalimin dhe anulimin e projektit TID Durrës, pas ndryshimeve të fundit në situatën juridike dhe urbanistike të zonës ku parashikohet të zbatohet projekti.

Zhupa bën të ditur se më 30 korrik 2026, qeveria shfuqizoi vendimin që kishte shpallur një pjesë të Durrësit “Zonë të Re për Zhvillim”. Sipas saj, rreth 20 nga 74 pronat e prekura nga projekti TID ndodhen në territorin ku kishte mbivendosje të instrumenteve të planifikimit.

Deputetja thekson se shfuqizimi i VKM-së nuk sjell automatikisht anulimin e projektit TID, por, sipas saj, krijon nevojën për rishikimin e bazës juridike dhe urbanistike mbi të cilën ai mbështetet.

Në këto kushte, Zhupa kërkon që të pezullohet çdo veprim që prek pronat e banorëve deri në sqarimin e plotë të situatës.

Ajo kërkon gjithashtu zhvillimin e një procesi të ri, transparent dhe në përputhje me ligjin për konsultimin me qytetarët e prekur nga projekti.

Reagimi

TID Durrës duhet të ndalet dhe të anulohet menjëherë! Banorët e Durrësit kanë të drejtë që kërkojnë pezullimin e projektit dhe institucionet nuk mund të bëjnë sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Më 30 korrik 2026, qeveria shfuqizoi VKM-në që kishte shpallur një pjesë të Durrësit “Zonë të Re për Zhvillim”. Sot, qytetarët që kundërshtojnë TID Durrës kërkojnë që të pezullohen të gjitha veprimet që prekin pronat dhe banesat e tyre, deri në sqarimin e plotë të situatës së re juridike dhe urbanistike.

Me të drejtë, si mund të vazhdojë një projekt që prek 74 prona, kur rreth 20 prej tyre ndodhen pikërisht në territorin ku mbivendoseshin instrumentet e planifikimit që tashmë kanë ndryshuar status?

Shfuqizimi i një akti mund të mos e anulojë automatikisht TID-in, por padyshim që nuk mund të jetë pa pasoja mbi një projekt që ndërhyn mbi pronat dhe jetën e banorëve.

Që në fillim e kemi kundërshtuar TID sepse zhvillimi nuk mund të bëhet duke shkelur të drejtat e pronarëve, duke shkatërruar trashëgiminë e Durrësit, pa transparencë dhe pa konsultim real me qytetarët.

Tani institucionet kanë një detyrim, të ndalojnë çdo veprim mbi pronat e banorëve, të rishikojnë të gjitha aktet dhe të hapin një proces të ri, transparent dhe të ligjshëm konsultimi. TID Durrës nuk mund të jetë projekt i imponuar mbi kokat e qytetarëve. Tani që ka ndryshuar baza juridike dhe urbanistike duhet të rishikohet gjithçka. Ky projekt duhet të anulohet sa më shpejt.

Etiketa: anulimDurrësprojekt

Lajme të lidhura

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën
Breaking Views

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

21:58 - 03/11/26
E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë
Aktualitet

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

21:52 - 03/11/26
Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa
Aktualitet

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

21:30 - 03/11/26
Para
Dokumentari belg: Paratë e drogës shkojnë deri tek zyrtarët e lartël! Rama i zhytur në korrupsion

Dokumentari belg: Paratë e drogës shkojnë deri tek zyrtarët e lartël! Rama i zhytur në korrupsion

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja
Sport

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

23:11 - 03/11/26

Manchester United ka dhuruar një përmbysje spektakolare në “Old Trafford”, duke mposhtur Romën me rezultatin 3-2, në një ndeshje dramatike...

Lexo më shumë
Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

22:30 - 03/11/26
Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

21:58 - 03/11/26
E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

21:52 - 03/11/26
Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

21:30 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com