Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dorëheqjes së ministres së Shëndetësisë, Evis Sala.
Përmes një postimi, Rama e ka falënderuar për kontributin e dhënë në qeveri, ndërsa ka theksuar se ajo do të vijojë të japë ndihmesën e saj edhe në angazhimet e mëtejshme ndërkombëtare.
“Një falënderim i përzemërt për Profesore Evis Salën, e cila me përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e saj në qeverinë tonë si ministre e Shëndetësisë për programin e ri të reformave, ndërkohë që do të vazhdojë të jetë një ndihmë e çmuar paralelisht me angazhimin e mëtejshëm ndërkombëtar. Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis”, shkruan Rama.
Në një reagim në rrjete sociale, pas pas bërjes publike të lajmit se ka dhënë dorëheqjen, Sala thotë se ka pranuar disa angazhime ndërkombëtare që lidhen me fushën e saj të ekspertizës.
“Sot ishte mbledhja ime e fundit si anëtare e kabinetit qeveritar, pasi kam pranuar disa angazhime ndërkombëtare të rëndësishme në fushën time të ekspertizës: onkolologji – inteligjencë artificiale – inovacion.
Një vit më parë mora përsipër me përgjegjësi të madhe detyrën e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, një fushë plot sfida e vështirësi.
I jam mirënjohëse Kryeministrit Edi Rama për besimin dhe mbështetjen, si dhe çdo mjeku, infermieri, profesionisti dhe punonjësi të sistemit të shëndetësisë e mirëqenies sociale që punoi çdo ditë për ta bërë sistemin më të mirë.
Një falenderim të veçantë për çdo qytetar shqiptar që më shkroi, sugjeroi apo kërkoi më shumë prej nesh.
Në këtë vit kemi bërë hapa të rëndësishëm në shëndetësi. Shumë prej tyre janë të dukshëm sot, të tjerë sapo kanë nisur.
Angazhimi im për Shqipërinë nuk lidhet me një post. Ai është pjesë e asaj që jam dhe do të vazhdojë përmes dijes, eksperiencës dhe rrjetit tim profesional ndërkombëtar.
Sepse dtyrat kanë një fillim dhe një fund”, shkruan Evis Sala në postimin e saj.










Discussion about this post