GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Veliaj e shkarkoi si nënkryetar bashkie, Blendi Sulaj thyen heshtjen: Do të angazhohem në fushatën për Manastirliun

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj e shkarkoi si nënkryetar bashkie, Blendi Sulaj thyen heshtjen: Do të angazhohem në fushatën për Manastirliun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas shkarkimit nga detyra e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sulaj, i cili mbulonte kontrollin e territorit, ka falënderuar stafin e Bashkisë së Tiranës për bashkëpunimin gjatë periudhës që ishte në detyrë.

Ai ka vlerësuar punën e drejtuesve dhe punonjësve të administratës, duke theksuar angazhimin e tyre në shërbim të qytetarëve.

Në reagimin e tij, Sulaj ka shprehur mirënjohje edhe për kryeministrin Edi Rama, duke e falënderuar për besimin dhe mbështetjen gjatë kohës që ai ishte pjesë e drejtimit të Bashkisë së Tiranës.

Sulaj veçon ndërhyrjet për lirimin e hapësirave publike dhe prishjen e ndërtimeve pa leje si disa prej angazhimeve kryesore gjatë mandatit të tij.

Pas largimit nga Bashkia, Sulaj ka bërë të ditur se do të vijojë angazhimin politik në kuadër të fushatës elektorale të Partisë Socialiste.

Ai ka deklaruar se do të mbështesë kandidaten e PS-së për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliun, duke u shprehur se do të vijojë të punojë për kryeqytetin.

“Me padurim dhe plot energji do t’i përkushtohem sfidës elektorale në mbështetje të PS-së dhe kandidates Ogerta Manastirliu”, shkruan Sulaj.

Postimi i plotë i Sulajt

“Të nderuar miq,

Prej një viti kam mbajtur postin e nënkryetarit për kontrollin e territorit në Bashkinë e Tiranës. Dua të ndaj me ju vlerësimin maksimal për nënkryetarët, drejtorët e drejtorive, shefat e sektorëve dhe çdo punonjës të thjeshtë të Bashkisë së Tiranës. Janë njerëz që punojnë me shpirt çdo ditë për t’u shërbyer qytetarëve dhe shpesh jo në kushte normale pune.

Dua të falënderoj Kryeministrin Rama për besimin dhe mbështetjen që më dha gjatë kësaj kohe, ku udhëhoqëm lirimin e hapësirave publike dhe prishjen e ndërtimeve pa leje.

Me padurim dhe plot energji do t’i përkushtohem sfidës elektorale në mbështetje të PS-së dhe kandidates Ogerta Manastirliu.

Tirana e bukur e shqiptarëve, për të cilën do të punojmë të gjithë.

Faleminderit!”

Largimi i Sulajt nga posti erdhi pas vendimit të kryebashkiakut Erion Veliaj për ta shkarkuar nga detyra e nënkryetarit për kontrollin e territorit.

Ky ndryshim pasoi gjithashtu vendimin e Veliajt për Anuela Ristanin, të cilës iu hoq delegimi i kompetencave për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Ndryshimet në strukturën drejtuese të bashkisë janë shoqëruar edhe me largimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Eldi Hoxha.

 

 

Etiketa: Blendi SulajVeliaj

Lajme të lidhura

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Breaking Views

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

23:03 - 02/11/26
Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari
Aktualitet

Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari

22:35 - 02/11/26
Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!
Aktualitet

Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!

22:24 - 02/11/26
Para
FSHF bën shembull presidentin e Vllaznisë, Alban Xhaferi: Vendimet e Komisionit të Disiplinës

FSHF bën shembull presidentin e Vllaznisë, Alban Xhaferi: Vendimet e Komisionit të Disiplinës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Breaking Views

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

23:03 - 02/11/26

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca ka deklaruar në emisionin “Opinion” se është telefonuar nga kryeministri Edi...

Lexo më shumë
Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari

Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari

22:35 - 02/11/26
Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!

Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!

22:24 - 02/11/26
Partizani befason Teutën, “Të kuqtë” kthehen me tri pikë nga Durrësi

Partizani befason Teutën, “Të kuqtë” kthehen me tri pikë nga Durrësi

22:01 - 02/11/26
Ish-prokurori: Të nisë hetim penal i thelluar për vizitën e ministrit Gogu në burgun e Fierit për të takuar Veliajn

Ish-prokurori: Të nisë hetim penal i thelluar për vizitën e ministrit Gogu në burgun e Fierit për të takuar Veliajn

21:35 - 02/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com