Këtë të mërkurë mbahet protesta e 95-të para kryeministrisë, me synimin e vetëm largimin e qeverisë Rama.
Një i ri u shpreh se protesta e djeshme ishte paralajmërim, ndërsa theksoi se rrethimi i kryeministrisë do bënte që Rama të largohet me aeroplan.
“Në ditën e 94-të i dolëm përballë kokës së krimit dhe i treguam se nuk ikim, deri sa të ikësh ti. Ai është kujdesur që të ikë nga zyra para se të ikim ne.
Ne duhet t’i tregojmë se nuk kemi frikë dhe se do të përballemi. Dje u detyrua të ikë si mi, një zot e di si. Ne do qëndrojmë deri sa Rama të largohet. Dua t’i them Ramës që ajo që ke bërë dje nuk është asgjë.
I bëj thirrje çdo shqiptari që të rrethojmë gjithë kryeministrinë. Nëse dje i bllokuam hyrjet, duke rrethuar kryeministrinë, ai mund të largohet vetëm me Aeroplan delta force, për të mos u kthyer më”.










Discussion about this post