GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, mbetet i vrarë një person (Emri)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, mbetet i vrarë një person (Emri)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një atentat me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Mirditë, ku është ekzekutuar Viktor Bardhi.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Ndërfushaz, ku persona ende të paidentifikuar i kanë zënë pritë Bardhit dhe kanë hapur zjarr ndaj tij, duke e lënë të vdekur.

Sipas raportimeve, pas ngjarjes autorët janë arratisur në drejtim të paditur, ndërsa në Munaz është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se u përket autorëve.

Makina e autorëve

Sipas raportimeve, Viktor Bardhi është vëllai i Martin Bardhit, i cili u vra në një atentat të bujshëm në Rrëshen në shtator të vitit 2023. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, ndërsa janë ngritur kontrolle dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Vrasja e sotme rikthen në vëmendje historikun e përplasjeve të përgjakshme që kanë tronditur prej vitesh Mirditën, ndërsa hetuesit pritet të verifikojnë edhe nëse ekziston ndonjë lidhje mes ngjarjes së sotme dhe atentatit ndaj Martin Bardhit.

Kush ishte Martin Bardhi?

Martin Bardhi ka qene person i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi ka qene një nga personat që ka tentuar të vrasë Saimir Recin, nipin e Kastriot Reçit, edhe ky i eliminuar më parë.

Shkak i konfliktit mes Enrik Bardhit (djalit të Martin Bardhit) dhe Saimir Reçit ishte bërë parakalimi me makinë në rrugën kryesore të qytetit, që është shoqëruar dhe me të shtëna me arme zjarri.

Saimir Reçi dhe Enrik Bardhi kanë zbritur nga automjetet dhe janë përplasur fizikisht me njëritjetrin në mes të qytetit.

Më pas, Enrik Bardhi ka shkuar në banesë dhe së bashku me të atin, Martin Bardhi kanë marrë një armë zjarri pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte nipi i Kastriot Reçit, pronarit të televizionit lokal në Lezhë, i vrarë me snajper në muajin janar të vitit 2021 në Rrëshen.

Si u vra Martin Bardhi në 2023

Martin Bardhi, i njohur edhe si Marjan Marku, u ekzekutua mëngjesin e 26 shtatorit 2023 në Rrëshen. Ai sapo ishte liruar nga qelia, ku kishte qëndruar prej disa muajsh pas një tentative të dështuar sulmi me armë në qytet. Pak kohë pas lirimit, Bardhi u ul në lokalin e tij, pranë Komisariatit të Policisë Mirditë. Por qëndrimi në ambientin që e konsideronte të sigurt rezultoi fatal për të. Një automjet tip “Jeep Grand Cherokee”, që dyshohet se u përdor nga autorët, u pa disa herë pranë lokalit të viktimës përpara atentatit. Sipas të dhënave të dosjes hetimore, mjeti kaloi pranë zonës në oraret 09:36, 10:18, 10:24 dhe 10:39, ndërsa në momentin e fundit u krye sulmi.

Autorët hapën zjarr në drejtim të tavolinës ku ndodhej Martin Bardhi, duke e lënë atë të vdekur në vend. Nga breshëria e plumbave mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë që ndodheshin me të. Në vendngjarje u gjetën dhjetëra gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, ndërsa hetuesit konstatuan edhe dëmtime të shumta të shkaktuara nga predhat e armës së zjarrit.

 

 

.

 

Etiketa: ArmeKryesore1MirditëViktime

Lajme të lidhura

Mbi tre muaj shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama u premton “Pasqyrën“:  Do zgjidhë hallet e qytetarëve
Aktualitet

Mbi tre muaj shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama u premton “Pasqyrën“: Do zgjidhë hallet e qytetarëve

10:34 - 03/09/26
Alimehmeti: Hetimi i SPAK ndaj Erion Veliajt, dosja e turpit të Tiranës
Aktualitet

‘Kaos prej vitesh në Bashkinë e Tiranës’, Alimehmeti: Për sa kohë janë Rama dhe Veliaj, problemet nuk zgjidhen

10:17 - 03/09/26
Shpërthimi me tritol në Durrës, pronari i lokalit i dënuar për vrasjen e një klienti
Aktualitet

Shpërthimi me tritol në Durrës, pronari i lokalit i dënuar për vrasjen e një klienti

10:16 - 03/09/26
Para
Shpërthimi me tritol në Durrës, pronari i lokalit i dënuar për vrasjen e një klienti

Shpërthimi me tritol në Durrës, pronari i lokalit i dënuar për vrasjen e një klienti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbi tre muaj shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama u premton “Pasqyrën“:  Do zgjidhë hallet e qytetarëve
Aktualitet

Mbi tre muaj shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama u premton “Pasqyrën“: Do zgjidhë hallet e qytetarëve

10:34 - 03/09/26

Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, prezantoi disa prej pikave të reformës...

Lexo më shumë
Alimehmeti: Hetimi i SPAK ndaj Erion Veliajt, dosja e turpit të Tiranës

‘Kaos prej vitesh në Bashkinë e Tiranës’, Alimehmeti: Për sa kohë janë Rama dhe Veliaj, problemet nuk zgjidhen

10:17 - 03/09/26
Shpërthimi me tritol në Durrës, pronari i lokalit i dënuar për vrasjen e një klienti

Shpërthimi me tritol në Durrës, pronari i lokalit i dënuar për vrasjen e një klienti

10:16 - 03/09/26
Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, mbetet i vrarë një person (Emri)

Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, mbetet i vrarë një person (Emri)

09:22 - 03/09/26
Kontroll në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë në sektorin ku ndodhet edhe Erion Veliaj

Kontroll në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë në sektorin ku ndodhet edhe Erion Veliaj

09:01 - 03/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com