GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përplasja për mbylljen e Instagramit, Rama sulmon përsëri Demokratët Europianë: Aludim i paturpshëm

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Përplasja për mbylljen e Instagramit, Rama sulmon përsëri Demokratët Europianë: Aludim i paturpshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj Partisë Demokratike Europiane pas debatit për bllokimin e llogarive të opozitës dhe aktivistëve shqiptarë në rrjetet sociale. Rama akuzoi Demokratët Europianë për “aludim të turpshëm”, ndërsa këta të fundit këmbëngulin se kanë kërkuar vetëm transparencë nga Meta dhe Komisioni Europian.

Kryeministri Edi Rama ka vijuar përplasjen në distancë me Partinë Demokratike Europiane (EDP), pas shqetësimeve të ngritura prej saj lidhur me kufizimin ose çaktivizimin e dhjetëra llogarive të opozitës dhe aktivistëve shqiptarë.

Në një reagim në platformën X, Rama e cilësoi qëndrimin e Demokratëve Europianë si “një tjetër nivel të ulët”, duke pretenduar se postimi i tyre i mëparshëm përmbante një aludim të papranueshëm ndaj tij.

“Jo, ky është një tjetër nivel i ulët. Ajo që më revoltoi ishte aludimi juaj i turpshëm vizual dhe fakti që refuzoni ta adresoni tregon saktësisht se çfarë lloj demokratësh jeni. Për të ardhur keq!”, shkroi Rama.

Reagimi i kryeministrit shoqërohej edhe me postimin grafik të Demokratëve Europianë, ku shfaqej fotografia e tij dhe mbishkrimi: “Me sa duket, Ramës nuk i pëlqyen pyetjet tona…”. Në grafik pretendohej se qindra llogari të opozitës shqiptare ishin bllokuar dhe se EDP i kishte kërkuar Meta-s dhe Komisionit Europian përgjigje për rastin.

No, this is another low. What I abhorred was your shameless visual insinuation, and the fact that you refuse to address it shows exactly what kind of democrats you are. Pity! pic.twitter.com/UGbDknNCNd

— Edi Rama (@ediramaal) September 3, 2026

Reagimi i Demokratëve Europianë

Reagimi i Ramës erdhi pasi Demokratët Europianë iu përgjigjën kritikave të tij, duke theksuar se nuk kishin pretenduar se qeveria shqiptare ishte përgjegjëse për pezullimin e llogarive.

“Kryeministër Edi Rama, fyerjet nuk u përgjigjen pyetjeve. Dhe ndoshta duhet ta lexoni dy herë atë që kemi shkruar në të vërtetë përpara se të na sulmoni”, thuhej në reagimin e publikuar në emër të sekretarit të përgjithshëm të EDP-së, Sandro Gozi.

Sipas tyre, kërkesa kishte të bënte me transparencën mbi atë që kishte ndodhur.

“Ne kurrë nuk pretenduam se qeveria juaj ishte përgjegjëse për pezullimin e këtyre llogarive. E mirëpresim mohimin tuaj kategorik. Ne thjesht i kërkuam Meta-s transparencë dhe Komisionit Europian që të shqyrtojë rastin”, deklaroi Gozi.

Ai argumentoi se kufizimi ose çaktivizimi në të njëjtën kohë i dhjetëra llogarive të opozitës dhe aktivistëve përbën një çështje që, sipas EDP-së, meriton vëmendje.

“Në një demokraci, të bësh pyetje nuk është ‘agjitacion’. Dhe demokratët europianë do të mbrojnë gjithmonë pluralizmin politik dhe lirinë e shprehjes , në Shqipëri dhe kudo tjetër”, shtoi Gozi.

Nga reagimi i fundit i Ramës, kundërshtia e tij duket se përqendrohet jo vetëm te përmbajtja e deklaratës së EDP-së, por edhe te mënyra vizuale me të cilën kjo çështje është paraqitur.

Kryeministri e cilësoi grafikën e publikuar nga Demokratët Europianë si një “aludim të turpshëm”, ndërsa EDP ka mohuar se ka akuzuar drejtpërdrejt qeverinë shqiptare për bllokimin e llogarive.

 

Etiketa: europianeKryesore1Ramasulm

Lajme të lidhura

Shpërthim me tritol në derën e një banese në Vorë
Aktualitet

Shpërthim me tritol në derën e një banese në Vorë

09:32 - 04/09/26
Shfrytëzonin vajza për prostitucion, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Reklamonin shërbimet e prostitucionit në rrjete sociale, zbulohen dy apartamente të marra me qira

09:09 - 04/09/26
Parlamenti i Malit të Zi u heq imunitetin ministrave, asnjë mbrojtje për çështje korrupsioni
Kosovë & Rajon

Parlamenti i Malit të Zi u heq imunitetin ministrave, asnjë mbrojtje për çështje korrupsioni

08:27 - 04/09/26
Para
Shfrytëzonin vajza për prostitucion, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

Reklamonin shërbimet e prostitucionit në rrjete sociale, zbulohen dy apartamente të marra me qira

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërthim me tritol në derën e një banese në Vorë
Aktualitet

Shpërthim me tritol në derën e një banese në Vorë

09:32 - 04/09/26

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Vorë. Ngjarja...

Lexo më shumë
Shfrytëzonin vajza për prostitucion, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

Reklamonin shërbimet e prostitucionit në rrjete sociale, zbulohen dy apartamente të marra me qira

09:09 - 04/09/26
Përplasja për mbylljen e Instagramit, Rama sulmon përsëri Demokratët Europianë: Aludim i paturpshëm

Përplasja për mbylljen e Instagramit, Rama sulmon përsëri Demokratët Europianë: Aludim i paturpshëm

09:01 - 04/09/26
Parlamenti i Malit të Zi u heq imunitetin ministrave, asnjë mbrojtje për çështje korrupsioni

Parlamenti i Malit të Zi u heq imunitetin ministrave, asnjë mbrojtje për çështje korrupsioni

08:27 - 04/09/26
Do të udhëtojë drejt SHBA, komuniteti shqiptar përgatitet për pritjen e kryedemokratit: Mirë se vini në Teksas Dr. Berisha

Vizita në SHBA/ Këlliçi: Viza u dha me urdhër të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Berisha rreshtohet me figurat botërore politike

08:07 - 04/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com