GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Reklamonin shërbimet e prostitucionit në rrjete sociale, zbulohen dy apartamente të marra me qira

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shfrytëzonin vajza për prostitucion, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy raste të dyshuara të ushtrimit të prostitucionit në Tiranë janë goditur. Në pranga kanë rënë një 46-vjeçare dhe një 21-vjeçare, të dyja braziliane, si dhe një 23-vjeçare nga Kolumbia.

Sipas Policisë, 46-vjeçarja dyshohet se shfrytëzonte 21-vjeçaren për ushtrimin e prostitucionit në një apartament të marrë me qira në rrugën “Abdyl Frashëri”. Gjatë kontrollit në ambient janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë telefona celularë, të cilët dyshohet se përdoreshin për reklamimin e kësaj veprimtarie në rrjetet sociale.

Në rastin tjetër, 23-vjeçarja kolumbiane dyshohet se kishte marrë me qira një apartament në rrugën “Hamdi Sulcebe”, ku ushtronte prostitucion.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Last post”. Goditen 2 raste të tjera të reklamimit në rrjete sociale, të ushtrimit të prostitucionit, si dhe zbulohen 2 apartamentet e marra me qira, ku kryhej kjo veprimtari. Arrestohen 2 shtetase braziliane dhe kolumbiane, për ushtrim të prostitucionit. Në pranga dhe një 46-vjeçare që shfrytëzonte shtetasen braziliane, për këtë veprimtari. Sekuestrohen 6 celularë nëpërmjet të cilëve reklamohej në rrjete sociale, kjo veprimtari.

Në vijim të verifikimeve, punës operative dhe asaj hetimore, me objektiv konstatimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të prostitucionit në apartamente të marra me qira, veprimtari e cila në disa raste, reklamohet në rrjete sociale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme finalizuan operacionin e koduar “Last post”, gjatë të cilit u goditën 2 raste të tjera në këtë fushë që rezultuan me arrestimin e shtetaseve të huaja:

-L. S., 46 vjeçe dhe T. S., 21 vjeçe (te dyja nga Brazili), pasi dyshohet se 46-vjeçarja shfrytëzonte shtetasen T. S., për të ushtruar prostitucion, në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Abdyl Frashëri”, ku u gjetën 6 celularë, të cilët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

-M. V., 23 vjeçe (shtetase kolumbiane), pasi dyshohet se kishte marrë me qira një apartament në rrugën “Hamdi Sulcebe”, për të ushtruar prostitucion.

Kontrollet dhe verifikimet kundër kësaj veprimtarie kriminale, vijojnë në terren dhe në hapësirën digjitale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: apartamenteProstitucion

Lajme të lidhura

Berisha: Raporti i KE e damkosi Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare
Aktualitet

Berisha: Raporti i KE e damkosi Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare

13:53 - 05/11/26
Berisha: Nuk mund të ketë integrim me Lubi Ballukun, palloshi hesht para hajdutes më të madhe të kombit
Aktualitet

Berisha: Nuk mund të ketë integrim me Lubi Ballukun, palloshi hesht para hajdutes më të madhe të kombit

13:48 - 05/11/26
“Irani ka duart në bulevard”, Rama sulmon sërish protestuesit: Nuk ma imponon njeri dorëheqjen!
Aktualitet

“Irani ka duart në bulevard”, Rama sulmon sërish protestuesit: Nuk ma imponon njeri dorëheqjen!

13:34 - 05/11/26
Para
Shpërthim me tritol në derën e një banese në Vorë

Shpërthim me tritol në derën e një banese në Vorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Raporti i KE e damkosi Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare
Aktualitet

Berisha: Raporti i KE e damkosi Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare

13:53 - 05/11/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Edi Ramën për përgjegjësi të drejtpërdrejtë në problematikat e evidentuara në raportin...

Lexo më shumë
Berisha: Nuk mund të ketë integrim me Lubi Ballukun, palloshi hesht para hajdutes më të madhe të kombit

Berisha: Nuk mund të ketë integrim me Lubi Ballukun, palloshi hesht para hajdutes më të madhe të kombit

13:48 - 05/11/26
“Irani ka duart në bulevard”, Rama sulmon sërish protestuesit: Nuk ma imponon njeri dorëheqjen!

“Irani ka duart në bulevard”, Rama sulmon sërish protestuesit: Nuk ma imponon njeri dorëheqjen!

13:34 - 05/11/26
“Edi Rama dorëzo pushtetin”, shqiptaro-amerikani përballë SPAK: Zbatoni ligjin ose dorëhiquni

“Edi Rama dorëzo pushtetin”, shqiptaro-amerikani përballë SPAK: Zbatoni ligjin ose dorëhiquni

13:29 - 05/11/26
Komisioni Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Gjykatën Kushtetuese

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës nga ana e mazhorancës për hetimin e KAYO-s

13:15 - 05/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com