GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dita e 98-të e protestës, qytetarët mbushin sheshet dhe rrugët deri në largimin e qeverisë: Ta rrethojmë kryeministrinë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dita e 98-të e protestës, qytetarët mbushin sheshet dhe rrugët deri në  largimin e qeverisë: Ta rrethojmë  kryeministrinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e 98-të, me qytetarët që pritet të mblidhen sërish në Tiranë për të vijuar aksionin e tyre dhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.Qëndresa e përditshme tashmë po i afrohet një tjetër momenti të rëndësishëm. Të hënën mbushen 100 ditë nga nisja e protestave dhe nga sheshi është paralajmëruar një mobilizim më i madh, me thirrje drejtuar qytetarëve nga e gjithë Shqipëria për t’iu bashkuar tubimit në kryeqytet.

Dita e 97-të solli ndërkohë disa zhvillime. Protesta e së premtes nisi që në paradite përpara Gjykatës Penale, ku qytetarët u mblodhën në mbështetje të protestuesve të arrestuar pas tensioneve të 1 shtatorit përpara Kryeministrisë.

Gjykata vendosi lirimin e 14 protestuesve të arrestuar. Vendimi u prit si një fitore nga aktivistët, të cilët deklaruan se ndalimet nuk do ta ndërpresin protestën dhe se aksioni do të vazhdojë.

Në mbrëmje, qytetarët u mblodhën sërish në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. “Rama jep dorëheqjen” dhe “Arrestoni Ramën” ishin ndër thirrjet që shoqëruan marshimin, ndërsa protestuesit mbanin pankarta me mesazhe kundër qeverisë dhe në mbështetje të të arrestuarve të ditëve të fundit.

Pas fjalimeve përpara Kryeministrisë, protesta nuk u mbyll aty. Qytetarët vijuan marshimin përgjatë bulevardit dhe rrugëve të kryeqytetit, duke përsëritur kërkesën për largimin e Ramës dhe duke paralajmëruar vazhdimin e protestave.

Në qendër të fjalimeve ishte edhe ajo që pritet të ndodhë të hënën. Aktivistët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në ditën e 100-të, ndërsa është paralajmëruar rrethimi i Kryeministrisë. Krahas dorëheqjes së Ramës, nga protesta është artikuluar edhe kërkesa për largimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike.

Protestuesit kanë sinjalizuar gjithashtu se aksioni do të zhvendoset edhe përpara Parlamentit me rinisjen e sesionit parlamentar. Kuvendi rikthehet të martën, më 8 shtator, vetëm një ditë pas protestës së 100-të, duke paralajmëruar një fillim jave me tension të lartë politik.

Etiketa: Kryeministriprotesteqytetare

Lajme të lidhura

SPAK regjistroi kallëzim penal për “Albanian Files”, Shehaj: Edi Rama është zyrtarisht në hetim! Askush nuk është më i paprekshëm në Shqipëri
Aktualitet

SPAK regjistroi kallëzim penal për “Albanian Files”, Shehaj: Edi Rama është zyrtarisht në hetim! Askush nuk është më i paprekshëm në Shqipëri

21:58 - 07/11/26
Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë
Aktualitet

Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

21:29 - 07/11/26
Molotov dhe ujë me presion/ Reuters publikon pamjet e përplasjes së policisë me protestuesit
Aktualitet

Molotov dhe ujë me presion/ Reuters publikon pamjet e përplasjes së policisë me protestuesit

21:08 - 07/11/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 5 Shtator, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Seminari Ndërkombëtar i Trajnerëve të Portierëve/ Eksperienca e Milanit vjen në Shqipëri, Luigi Ragno i ftuar special i FSHF-së
Sport

Seminari Ndërkombëtar i Trajnerëve të Portierëve/ Eksperienca e Milanit vjen në Shqipëri, Luigi Ragno i ftuar special i FSHF-së

22:21 - 07/11/26

Federata e Futbollit do të organizojë më 23 nëntor 2026 edicionin e katërt të Seminarit Ndërkombëtar për Trajnerët e Portierëve,...

Lexo më shumë
SPAK regjistroi kallëzim penal për “Albanian Files”, Shehaj: Edi Rama është zyrtarisht në hetim! Askush nuk është më i paprekshëm në Shqipëri

SPAK regjistroi kallëzim penal për “Albanian Files”, Shehaj: Edi Rama është zyrtarisht në hetim! Askush nuk është më i paprekshëm në Shqipëri

21:58 - 07/11/26
Miqësoret e nëntorit/ Trajneri Bushi: Do të japim gjithçka, presim mbështetjen e tifozëve në të dyja ndeshjet

Miqësoret e nëntorit/ Trajneri Bushi: Do të japim gjithçka, presim mbështetjen e tifozëve në të dyja ndeshjet

21:46 - 07/11/26
Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

21:29 - 07/11/26
Molotov dhe ujë me presion/ Reuters publikon pamjet e përplasjes së policisë me protestuesit

Molotov dhe ujë me presion/ Reuters publikon pamjet e përplasjes së policisë me protestuesit

21:08 - 07/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com