GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Shqipëria, e fundit në rajon për shëndetësinë”, PD: Pasojë e një qeverie të korruptuar

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shqipëria, e fundit në rajon për shëndetësinë”, PD: Pasojë e një qeverie të korruptuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me raportin mbi të dhënat e cilësisë së jetës nga “Numbeo”, ku thuhej se Shqipëria renditet e fundit në Evropë për shpenzimet buxhetore në shëndetësi.

Koordinatori për shëndetësinë në PD, Gazmend Koduzi, në një dalje publike fajësoi qeverinë Rama duke thënë se me këtë qeveri nuk mund të ketë zhvillim, ndërsa shtoi se gjatë periudhës së Covid, taksat e qytetarëve shkuan për koncensione dhe jo shërbime.

“Vetëm gjatë periudhës së pandemisë (2020 -2021) janë dhënë nga buxheti i shtetit 4.8 miliardë lekë për koncesionet në shëndetësi, ndërsa për përballimin e pasojave të epidemisë janë dhënë 2.5 miliardë lekë. Taksat e shqiptarëve që janë shpenzuar për të paguar koncesionet korruptive të check up-it, sterilizimit dhe laboratorëve, jo vetëm nuk kanë përmirësuar cilësinë e kujdesit shëndetësor si rrjedhim edhe shëndetin e popullatës, por vetëm e kanë shkatërruar atë dhe kanë mbushur xhepat e klientëve të Ramës. Këtë e tregojnë raporte të ndryshme, ashtu si dhe më i fundit nga Numbeo”, tha Koduzi.

Ndër të tjera, ai shprehet se qeveria gënjen kur propagandon për shëndetësi falas, pasi vetëm gjatë pandemisë, shqiptarët kanë shpenzuar 28 % më shumë para për kujdes shëndetësor.

“Qytetarëve shqiptarë iu premtua shëndetësi falas, por ka ndodhur e kundërta, duke e bërë më të shtrenjtë. Sipas anketës së buxhetit të familjeve nga INSTAT, gjate vitit 2020 që filloi epidemia, shqiptarët kanë shpenzuar 28 % më shumë para për kujdes shëndetësor. Taksat e qytetarëve shqiptarë nuk u përdorën për t’u ardhur në ndihmë atëherë kur kishin nevojë për shëndetin, por qytetarët u detyruan të paguajnë nga xhepi mesatarisht 41,000 lekë për diagnostikime dhe deri në 120,000 lekë për blerjen e barnave”, shtoi ai.

Gjithashtu, ai tha se pandemia u përdor si justifikim për të reduktuar mbikëqyrjen dhe llogaridhënien për prokurimet publike dhe shpenzimet e ndihmës së huaj, duke lejuar që korrupsioni të përhapet gjerësisht.

Etiketa: Kryesore1PDshendetesi

Lajme të lidhura

Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale
Aktualitet

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

14:04 - 12/05/26
PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor
Aktualitet

PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor

13:58 - 12/05/26
Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë
Aktualitet

Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë

13:38 - 12/05/26
Para
Pallati u shemb për tu rindërtuar, 20 familje në Durrës: Kemi frikë, harruan pa rregulluar themelet

Pallati u shemb për tu rindërtuar, 20 familje në Durrës: Kemi frikë, harruan pa rregulluar themelet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista e Botërorit, Suedia grumbullon një sulmues shqiptar
Sport

Lista e Botërorit, Suedia grumbullon një sulmues shqiptar

19:50 - 12/05/26

Federata e Futbollit të Suedisë ka publikuar zyrtarisht listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë vendin në Botërorin që do...

Lexo më shumë
Vrasja e “Thamnakias”, gjykata mban në burg 3 të arrestuarit, mes tyre 2 shqiptarë

Vrasja e “Thamnakias”, gjykata mban në burg 3 të arrestuarit, mes tyre 2 shqiptarë

18:34 - 12/05/26
Kryeministri Rama ndreq gafën e Ferit Hoxhës në Bruksel, shqetësoi Italinë

Kryeministri Rama ndreq gafën e Ferit Hoxhës në Bruksel, shqetësoi Italinë

18:10 - 12/05/26
‘e-Albania’ jashtë funksionit, Bashkia e Tiranës zgjat afatin e aplikimit për kreditë e buta

‘e-Albania’ jashtë funksionit, Bashkia e Tiranës zgjat afatin e aplikimit për kreditë e buta

17:42 - 12/05/26
Gardisti mori 20 mijë euro për transferimin e një të dënuari nga Turqia, ja sa e dënoi GJKKO

Gardisti mori 20 mijë euro për transferimin e një të dënuari nga Turqia, ja sa e dënoi GJKKO

17:31 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com