GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK merr 6 telefonat në burgun e Durrësit! Dyshime për Hoxhosmanët, “Bozholin” dhe Nallbanin

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha, Të tjera
Kohë leximi: 3 min
A A
SPAK merr 6 telefonat në burgun e Durrësit! Dyshime për Hoxhosmanët, “Bozholin” dhe Nallbanin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjashtë telefonat celularë të gjetur pak ditë më parë të fshehur brenda thesit të boksit në palestrën e burgut të Durrësit kanë përfunduar në duart e SPAK. “MaShqip” mëson se agjentët e BKH-së kanë sekuestruar dhe administruar si prova aparatet, ndërsa dyshimet janë se të paktën katër prej tyre përdoreshin nga persona me dosje të rëndësishme në SPAK.

Sipas burimeve të “MaShqip”, telefonat dyshohet se lidhen me Artur dhe Klevis Hoxhosmanin, Adi Çobën, i njohur si “Bozholi”, dhe Renardo Nallbanin, ky i fundit i arrestuar në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës.

Telefonat ishin fshehur në një vend jo rastësor: brenda thesit të boksit në palestrën e burgut. Sipas burimeve, lëvizjet në këtë ambient janë konstatuar përmes kamerave të sigurisë nga efektivët e burgut, të cilët kanë dhënë sinjalin për kontrollin. Pas hapjes së thesit janë zbuluar gjashtë aparatet telefonike.

Dyshimet për përdoruesit janë ngritur edhe nga mënyra se si shfrytëzohej palestra. Burimet thonë se pikërisht grupi ku ndodhen Hoxhosmani, Çoba dhe Nallbani, në seksionin B të burgut, frekuentonte ambientet e stërvitjes dhe zonën ku ndodhej thesi i boksit. Hetuesit dyshojnë se koha e stërvitjes mund të jetë shfrytëzuar edhe për komunikime telefonike me persona jashtë burgut. Pikërisht kjo është një nga pistat që pritet të verifikohet përmes ekzaminimit të aparateve.

Fakti që telefonat janë marrë nga BKH dhe administruar si prova nga SPAK i jep çështjes një tjetër dimension. Tashmë pritet të verifikohet jo vetëm se kujt i përkiste secili aparat, por edhe me kë kanë komunikuar të paraburgosurit, çfarë aplikacionesh kanë përdorur, cilët numra apo kontakte ndodhen në pajisje dhe nëse komunikimet kanë lidhje me hetimet penale që SPAK ka ndaj tyre. Nëse telefonat janë përdorur nga personat që dyshohen, për hetuesit mund të jetë me interes të posaçëm edhe periudha kur janë futur në burg dhe mënyra se si kanë kaluar kontrollet e sigurisë.

Sepse pyetja tjetër e madhe është: kush i futi gjashtë telefona brenda një burgu të sigurisë së lartë dhe si përfunduan ata në thesin e boksit? Për këtë arsye, paralelisht kanë nisur verifikimet edhe brenda sistemit penitenciar. Burimet e “MaShqip” bëjnë me dije se po hetohet roli i punonjësve të burgut që mund të kenë mundësuar futjen e telefonave, ndërsa në verifikime është përfshirë edhe struktura përgjegjëse për mbikëqyrjen e sistemit të burgjeve, e cila ka administruar materialet e konstatuara.

Emrat që dyshohet se lidhen me telefonat e bëjnë edhe më të fortë interesin e SPAK. Artur dhe Klevis Hoxhosmani janë nën akuzë si pjesë e një dosjeje që lidhet me një grup të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge.

Adi Çoba, i njohur si “Bozholi”, u arrestua pas rreth 13 muajsh në arrati. Ai akuzohet nga SPAK si organizator dhe drejtues i një grupi të dyshuar kriminal të trafikut të drogës, të goditur në kuadër të operacionit “URA”. Para arrestimit, agjentët e BKH-së e kishin mbajtur disa ditë nën survejim.

Ndërsa Renardo Nallbani është arrestuar në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës. Ai u kap në një vilë në Palasë dhe më pas GJKKO vendosi ta linte në burg, duke mos pranuar kërkesën e mbrojtjes për një masë më të butë edhe kundrejt garancisë pasurore.

Tani të gjithë sytë janë te gjashtë telefonat.
Nëse ekspertiza konfirmon përdoruesit dhe arrin të rikuperojë komunikimet, “MaShqip” meson se SPAK mund të zbulojë se me kë flisnin nga burgu persona të akuzuar në dosje të rëndësishme dhe, mbi të gjitha, nëse nga qelia vazhdonin kontakte apo aktivitete që lidhen me çështjet për të cilat po hetohen.

Ndërkohë, hetimi brenda burgut duhet të japë një përgjigje po aq të rëndësishme: kush ua çoi telefonat deri në palestër dhe sa kohë kishin komunikuar të paraburgosurit me botën jashtë pa u diktuar?

Gjashtë celularë të fshehur në një thes boksi mund të duken si një tjetër histori telefonash në burgje. Por këtë herë, telefonat janë në duart e SPAK-ut. Dhe ajo që kanë brenda mund të jetë shumë më e rëndësishme se vetë mënyra se si hynë në burg. /MaShqip

Etiketa: burgu i durresitKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Zbardhet vendimi i Apelit: Ja pse aktivistja anti-Erdogan u la në arrest me burg
Aktualitet

Zbardhet vendimi i Apelit: Ja pse aktivistja anti-Erdogan u la në arrest me burg

19:22 - 05/09/26
Kategoria e Parë/ Surpriza: Bylisi dhe Pogradeci ndalen në barazime, Kukësi mposht Besëlidhjen
Sport

Kategoria e Parë/ Surpriza: Bylisi dhe Pogradeci ndalen në barazime, Kukësi mposht Besëlidhjen

18:30 - 05/09/26
Teuta mposht Laçin, durrsakët marrin tri pikët e radhës, kurbinasit shpërdorojnë 11-metërshin
Sport

Teuta mposht Laçin, durrsakët marrin tri pikët e radhës, kurbinasit shpërdorojnë 11-metërshin

18:00 - 05/09/26
Para
Zbardhet vendimi i Apelit: Ja pse aktivistja anti-Erdogan u la në arrest me burg

Zbardhet vendimi i Apelit: Ja pse aktivistja anti-Erdogan u la në arrest me burg

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbardhet vendimi i Apelit: Ja pse aktivistja anti-Erdogan u la në arrest me burg
Aktualitet

Zbardhet vendimi i Apelit: Ja pse aktivistja anti-Erdogan u la në arrest me burg

19:22 - 05/09/26

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka zbardhur arsyetimin e vendimit për lënien në paraburgim, për qëllime ekstradimi, të...

Lexo më shumë
SPAK merr 6 telefonat në burgun e Durrësit! Dyshime për Hoxhosmanët, “Bozholin” dhe Nallbanin

SPAK merr 6 telefonat në burgun e Durrësit! Dyshime për Hoxhosmanët, “Bozholin” dhe Nallbanin

19:00 - 05/09/26
Kategoria e Parë/ Surpriza: Bylisi dhe Pogradeci ndalen në barazime, Kukësi mposht Besëlidhjen

Kategoria e Parë/ Surpriza: Bylisi dhe Pogradeci ndalen në barazime, Kukësi mposht Besëlidhjen

18:30 - 05/09/26
Teuta mposht Laçin, durrsakët marrin tri pikët e radhës, kurbinasit shpërdorojnë 11-metërshin

Teuta mposht Laçin, durrsakët marrin tri pikët e radhës, kurbinasit shpërdorojnë 11-metërshin

18:00 - 05/09/26
Berisha kundër deklaratës se Ramës në Itali: Largimi yt, kushti i të gjitha kushteve për integrimin në BE

Berisha kundër deklaratës se Ramës në Itali: Largimi yt, kushti i të gjitha kushteve për integrimin në BE

17:40 - 05/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com