GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Dramë në Shkodër, Vllaznia barazon dy herë, por Partizani fiton penalltinë në shtesë

në Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Dramë në Shkodër, Vllaznia barazon dy herë, por Partizani fiton penalltinë në shtesë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani ka marrë një fitore dramatike në “Loro Boriçi”, duke mposhtur Vllazninë me rezultatin 2-3 në një ndeshje që pati gjithçka dhe u vendos vetëm në minutat shtesë. Të kuqtë kaluan dy herë në avantazh, u barazuan nga vendasit, humbën një penallti, por arritën të shënonin nga pika e bardhë në përsëritjen e saj.

Ndeshja nisi në mënyrë perfekte për Partizanin. Vetëm në minutën e 4-t, Fadairo mori topin në mesfushë dhe lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar sferën në trekëndëshin e portës së Avramit.

Vllaznia reagoi menjëherë dhe nisi të shtyjë përpara. Presioni i shkodranëve u shpërblye në minutën e 21-të, kur pas një goditjeje këndi, Vata u përplas me sferën dhe e dërgoi atë në portën e tij.

Vendasit patën mundësi të përmbysnin rezultatin, por Qirko ishte në lartësinë e duhur. Në minutën e 40-të, portieri i Partizanit ndali një goditje të fortë të Balajt, duke mbajtur skuadrën e tij në lojë.

Kur pjesa e parë po shkonte drejt fundit, Partizani goditi sërish. Në minutën e katërt shtesë, Bintsuka nisi një kundërsulm të shpejtë dhe gjeti Aliun, i cili nuk gaboi përballë Avramit duke rikthyer avantazhin e të kuqve. 1-2 për Partizanin në pushim.

Në pjesën e dytë, Vllaznia u shfaq më agresive dhe kërkoi menjëherë barazimin. Ai erdhi në minutën e 57-të, pas një gabimi të portierit Qirko. Ky i fundit grushtoi gabimisht një top në zonë dhe sfera përfundoi te Musta, i cili e dërgoi me lehtësi në portën e boshatisur.

Me rezultatin 2-2, ndeshja u bë edhe më e hapur. Të dyja skuadrat patën mundësi për të shënuar, ndërsa Partizani iu afrua golit në minutën e 64-t me Aliun. Sulmuesi u shfaq përballë Avramit dhe tentoi shtyllën e largët, por portieri i Vllaznisë reagoi mirë.

Rasti më i madh i vendasve erdhi në minutën e 79-të. Tounkara gjuajti drejt portës, por Qirko i mohoi golin. Musta mori më pas topin dhe tentoi ta dërgonte në rrjetë, por Janjeva ndërhyri në momentin e fundit dhe shpëtoi Partizanin.

Dhe kur gjithçka dukej se do të mbyllej në barazim, drama nisi në minutën e parë të shtesës.

Partizani fitoi një penallti dhe pa përpara një mundësi të artë për të marrë fitoren. Përgjegjësinë e mori përsipër Sidibe, por goditja e tij u ndal nga portieri Avram.

Megjithatë, aksioni nuk përfundoi aty. Musta, i cili largoi topin pas pritjes së portierit, kishte hyrë më herët në zonë. Arbitri Enea Jorgji? Lata sinjalizoi përsëritjen e penalltisë, duke i dhënë Partizanit një tjetër mundësi nga pika e bardhë.

Këtë herë përgjegjësinë e mori përsipër Human. Futbollisti i Partizanit tregoi qetësi dhe me një goditje të zgjuar arriti të mposhtë portierin e Vllaznisë, duke shënuar golin e fitores.

Kështu, Partizani triumfon 2-3 në “Loro Boriçi” në një sfidë dramatike, ku fitorja u vendos vetëm në sekondat e fundit. Të kuqtë marrin një sukses të rëndësishëm pas një ndeshjeje ku e panë dy herë avantazhin t’u barazohej, ndërsa Vllaznia largohet me duart bosh pas një fundi tepër të hidhur.

gijotina.com/

Lajme të lidhura

Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses
Breaking Views

Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses

20:53 - 05/09/26
Debutim perfekt i Kristjan Asllanit, shënon supergol në ndeshjen e parë me Al Jazira-n
Breaking Views

Debutim perfekt i Kristjan Asllanit, shënon supergol në ndeshjen e parë me Al Jazira-n

20:32 - 05/09/26
Përmbysje me pesë gola, Interi mposht Napolin në “San Siro”
Sport

Përmbysje me pesë gola, Interi mposht Napolin në “San Siro”

20:26 - 05/09/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses
Breaking Views

Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses

20:53 - 05/09/26

Pas reagimit të Minsitrit të Drejtësisë Toni Gogu, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë...

Lexo më shumë
Dramë në Shkodër, Vllaznia barazon dy herë, por Partizani fiton penalltinë në shtesë

Dramë në Shkodër, Vllaznia barazon dy herë, por Partizani fiton penalltinë në shtesë

20:40 - 05/09/26
Debutim perfekt i Kristjan Asllanit, shënon supergol në ndeshjen e parë me Al Jazira-n

Debutim perfekt i Kristjan Asllanit, shënon supergol në ndeshjen e parë me Al Jazira-n

20:32 - 05/09/26
Përmbysje me pesë gola, Interi mposht Napolin në “San Siro”

Përmbysje me pesë gola, Interi mposht Napolin në “San Siro”

20:26 - 05/09/26
Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

20:16 - 05/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com