GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar një seri takimesh me strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë në Elbasan, Berat dhe Kukës, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në territor.

Në fokus të takimeve ka qenë forcimi i masave për parandalimin dhe goditjen e kriminalitetit, ndjekja në dinamikë e konflikteve dhe denoncimeve të qytetarëve, si dhe identifikimi dhe arrestimi i personave që qarkullojnë me armë zjarri apo janë të përfshirë në veprimtari të paligjshme në fushën e narkotikëve.

Hita ka kërkuar gjithashtu intensifikimin e punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, parandalimin e krimeve mjedisore dhe rritjen e standardeve të komunikimit me qytetarët, duke kërkuar etikë dhe profesionalizëm nga efektivët e Policisë.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua sigurisë në shkolla, të cilën Hita e cilësoi si “prioritet mbi prioritetet” për Policinë e Shtetit.

Njoftimi:

Në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, zhvilloi takime me strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë Elbasan, Berat dhe Kukës.

Në fokus të takimeve ishte parandalimi i ngjarjeve kriminale, ndjekja në dinamikë e konflikteve dhe denoncimeve të qytetarëve, identifikimi dhe arrestimi i personave që qarkullojnë me armë zjarri apo ushtrojnë veprimtari në fushën e narkotikëve, lokalizimi dhe kapja e personave në kërkim, parandalimi i krimeve mjedisore, si dhe komunikimi me etikë dhe profesionalizëm me qytetarët.

Drejtues Madhor Hita, gjatë takimeve, vuri theksin te siguria në shkolla, e cila për Policinë e Shtetit është prioritet mbi prioritetet, dhe kërkoi nga strukturat që, me fillimin e procesit të ri mësimor, shërbimet e Policisë të jenë maksimalisht të angazhuara, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë në shkolla, për garantimin e sigurisë së nxënësve dhe për të siguruar një proces mësimor sa më të qetë dhe të sigurt.

Më tej, Drejtori kërkoi që shefat e Komisariateve të ndjekin çdo ditë këtë prioritet dhe të trajtojnë vetë çdo shqetësim të adresuar nga shkollat që ka të bëjë me sigurinë e nxënësve.

Njëkohësisht, Sektorët e Narkotikëve, Shqiponjat dhe Operacionalet do të jenë të fokusuara në perimetrin e sigurisë, me qëllim që territori i shkollës të jetë i paprekshëm nga personat që tentojnë të shesin lëndë narkotike apo të shkaktojnë konflikte me nxënësit.

Ndërkohë, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, kërkoi intensifikimin e monitorimit të qarkullimit rrugor, përfshirë përdorimin e mjeteve inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ndërhyrjen e menjëhershme në rast të evidentimit të shkeljeve.

Drejtori i Përgjithshëm kërkoi që çdo drejtues të mbajë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për situatën e sigurisë në territorin që mbulon, duke ndjekur nga afër problematikat dhe duke garantuar reagim të shpejtë e profesional ndaj çdo shqetësimi të qytetarëve.

Ai kërkoi që shefat e Komisariateve dhe Drejtorët e Qarqeve të presin qytetarët, t’i dëgjojnë për shqetësimet dhe problemet që kanë dhe që janë pjesë e zgjidhjes nga Policia, pasi edhe ai vetë pret çdo qytetar që kërkon takim me të.

Takimet do të vijojnë në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin.

Etiketa: drejtuesit e Policisesiguria ne shkollaSkender Hita

Lajme të lidhura

Aksion ndaj makinave luksoze në Tiranë, policia verifikon origjinën dhe burimin e pasurisë
Aktualitet

Aksion ndaj makinave luksoze në Tiranë, policia verifikon origjinën dhe burimin e pasurisë

13:36 - 06/09/26
Berisha me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: Në 10 vitet e fundit, 46% e shqiptarëve janë larguar nga regjimi i drogës
Aktualitet

Berisha me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: Në 10 vitet e fundit, 46% e shqiptarëve janë larguar nga regjimi i drogës

12:48 - 06/09/26
Operacioni “Vjeshta” në Sarandë/ 20 të arrestuar, sekuestrohen kokainë, kanabis dhe 2 pistoleta
Aktualitet

Operacioni “Vjeshta” në Sarandë/ 20 të arrestuar, sekuestrohen kokainë, kanabis dhe 2 pistoleta

12:38 - 06/09/26
Para
Aksion ndaj makinave luksoze në Tiranë, policia verifikon origjinën dhe burimin e pasurisë

Aksion ndaj makinave luksoze në Tiranë, policia verifikon origjinën dhe burimin e pasurisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Penalltia e humbur dhe paraqitja e dobët, Mbappe kritikohet ashpër pas humbjes së Realit  Kylian Mbappe është vënë në qendër të kritikave nga mediat spanjolle dhe franceze pas humbjes befasuese 1-0 të Real Madridit ndaj Real Betisit. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho u mposht të premten në mbrëmje, me golin e Troy Parrott në minutën e 81-të që i dha Betisit një fitore të rëndësishme.  Për Real Madridin, mundësia më e madhe për të shmangur humbjen erdhi në minutat shtesë, por Mbappe dështoi të shndërronte në gol një penallti. Sulmuesi francez pati një mbrëmje për t’u harruar, ndërsa paraqitja e tij u cilësua si e dobët dhe egoiste nga disa prej mediave evropiane. Penalltia e humbur në minutën e tretë të kohës shtesë ishte momenti që përmblodhi më së miri mbrëmjen zhgënjyese të Mbappes. Real Madridi protestoi duke pretenduar se penalltia duhej të përsëritej për shkak të një ndërhyrjeje të parakohshme në zonë nga Marc Bartra, por vendimi mbeti në fuqi. Me humbjen ndaj Betisit, Real Madridi shpërdoroi një mundësi të artë për të marrë pikë, ndërsa Mbappe tashmë përballet me presionin e mediave për të reaguar në ndeshjet e ardhshme.
Sport

14:21 - 06/09/26

Kylian Mbappe është vënë në qendër të kritikave nga mediat spanjolle dhe franceze pas humbjes befasuese 1-0 të Real Madridit...

Lexo më shumë
Aksion ndaj makinave luksoze në Tiranë, policia verifikon origjinën dhe burimin e pasurisë

Aksion ndaj makinave luksoze në Tiranë, policia verifikon origjinën dhe burimin e pasurisë

13:36 - 06/09/26
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

13:18 - 06/09/26
Berisha me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: Në 10 vitet e fundit, 46% e shqiptarëve janë larguar nga regjimi i drogës

Berisha me përfaqësuesit e Diasporës në SHBA: Në 10 vitet e fundit, 46% e shqiptarëve janë larguar nga regjimi i drogës

12:48 - 06/09/26
Operacioni “Vjeshta” në Sarandë/ 20 të arrestuar, sekuestrohen kokainë, kanabis dhe 2 pistoleta

Operacioni “Vjeshta” në Sarandë/ 20 të arrestuar, sekuestrohen kokainë, kanabis dhe 2 pistoleta

12:38 - 06/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com