Pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar me marshimin rrugëve të Tiranës si çdo natë, në ditën e 99-të të protestave kundër Edi Ramës.
Protestuesit shprehën edhe sot shqetësimet e tyre në fjalimet e rastit para godinës së Kryeministrisë.
Gjithashtu ata bënë thirrje edhe një herë për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme, e cila do shënojë 100 ditët e protestave më të fuqishme kundër qeverisë së Edi Ramës.
Sakaq, ata lajmëruan edhe thirrjen për protestën e së martës në nisje të sesionit të ri parlamentar, para godinës së parlamentit.










Discussion about this post