GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Belind Këlliçi: 100 ditë protesta, Rama më i dobët, qytetarët më të fortë

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Belind Këlliçi: 100 ditë protesta, Rama më i dobët, qytetarët më të fortë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një postim në rrjete sociale, Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka cilësuar 100 ditët e protestave si një lëvizje të fuqishme kundër qeverisjes së Edi Ramës.

Këlliçi shprehet se rezistenca qytetare ka dobësuar kryeministrin dhe ka forcuar qytetarët.

Ai u shpreh se kërkesa për largimin e Ramës nga pushteti mbetet e palëkundur. Ai kërkon gjithashtu veprim nga SPAK ndaj kryeministrit dhe aferave të qeverisë.

Këlliçi vlerëson edhe mbështetjen e diasporës për protestat.

Postimi i plotë:

100 ditët që sollën ndryshim!

Sot bëhen 100 ditë të një prej lëvizjeve më të fuqishme të shoqërisë shqiptare kundër korrupsionit, qeverisjes së keqe, arrogancës dhe pushtetit absolut dhe abritrar të një njeriu.

Me protestën e pandalshme, të rinjtë, aktivistët, prindërit, të moshuarit dhe njerëz nga çdo komunitet e zonë e Shqipërisë, i kanë bërë një shërbim të vyer vendit dhe kanë sjellë ndryshim të jashtëzakonshëm.

Protreti i vërtetë i Edi Ramës, si një sundues i korruptuar dhe i lidhur me krimin, është shfaqur haptazi dhe shoqëria këtu dhe mbarë bota nuk kanë më asnjë dilemë se me kë kanë të bëjnë. Propaganda ra dhe transparenca e një regjimi u bë.

Pas 100 ditëve rezistencë, sot qytetari është më i fortë, ka më shumë kurajo, ngre zërin dhe kërkon të drejtat e tij, ndërsa autokrati është më i dobët.

Vendosmëria e protestuesve ka zhbërë gjithë përpjekjet e marifetet e Edi Ramës për të fituar kohë e mbajtur pushtetin. Asnjë prej lëvizjeve të tij nuk shërbeu, dhe sot është në rendin e ditës e palëkundur kërkesa për largimin e tij nga pushteti.

Zgjimi i shoqërisë nga një agoni e gjatë është një arritje e këtyre 100 ditëve.

Sa i përket PD dhe Opozitës, asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që denoncimet dhe betejat e saj të gjejnë një konfirmim të tillë në shoqëri.

Aktivistët po flasin për korrupsionin e narkoshtetin, po flasin për varfërinë e për mungesën e kushteve, për shëndetësinë e për çmimet e papërballueshme, të gjitha këto teza për të cilat PD ka ngritur zërin që në fillim.

Ditët e fundit, sheshi dhe bulevardi ka nisur të kërkojë llogari dhe të nxisin SPAK-un e drejtësinë e re të veprojë ndaj Edi Ramës dhe aferave të tij.

Eshtë padyshim sukses kur sheh që qëndrimet e tua, kthehen në qëndrime të qytetarëve.

Një vlerësim i takon diasporës, këtu ku jemi aktualisht në Amerikë dhe kudo në Europë, për mbështetjen vitale që i kanë dhënë kësaj lëvizje.

Sot më shumë, nesër më shumë.

Kauza e drejtë do triumfojë.

Etiketa: 100 diteBelind KelliciKryesore1protesteRama

Lajme të lidhura

“Qeveria po shet Shqipërinë”/ Pedagogu: Po grabisin pasurinë kombëtare më shumë se pushtuesit dikur. Të rrëzojmë këtë qeveri antikombëtare
Aktualitet

“Qeveria po shet Shqipërinë”/ Pedagogu: Po grabisin pasurinë kombëtare më shumë se pushtuesit dikur. Të rrëzojmë këtë qeveri antikombëtare

20:17 - 07/09/26
“Konflikti i pronës në Vlorë, pasojë e kaosit shtetëror”/ Tabaku: Rama, përgjegjës për dy lejet mbi të njëjtën tokë
Aktualitet

“Konflikti i pronës në Vlorë, pasojë e kaosit shtetëror”/ Tabaku: Rama, përgjegjës për dy lejet mbi të njëjtën tokë

17:48 - 07/09/26
Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë
Aktualitet

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë

17:22 - 07/09/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Qeveria po shet Shqipërinë”/ Pedagogu: Po grabisin pasurinë kombëtare më shumë se pushtuesit dikur. Të rrëzojmë këtë qeveri antikombëtare
Aktualitet

“Qeveria po shet Shqipërinë”/ Pedagogu: Po grabisin pasurinë kombëtare më shumë se pushtuesit dikur. Të rrëzojmë këtë qeveri antikombëtare

20:17 - 07/09/26

Pedagogu Ramiz Metaliaj, në protestën e sotme të 100-tën përpara Kryeministrisë deklaroi se kjo është një qeveri antikombëtare. Ai tha...

Lexo më shumë
Belind Këlliçi: 100 ditë protesta, Rama më i dobët, qytetarët më të fortë

Belind Këlliçi: 100 ditë protesta, Rama më i dobët, qytetarët më të fortë

18:43 - 07/09/26
U zunë për një grua, futbollisti dyshohet se helmoi për vdekje shokun e skuadrës

U zunë për një grua, futbollisti dyshohet se helmoi për vdekje shokun e skuadrës

18:06 - 07/09/26
“Konflikti i pronës në Vlorë, pasojë e kaosit shtetëror”/ Tabaku: Rama, përgjegjës për dy lejet mbi të njëjtën tokë

“Konflikti i pronës në Vlorë, pasojë e kaosit shtetëror”/ Tabaku: Rama, përgjegjës për dy lejet mbi të njëjtën tokë

17:48 - 07/09/26
Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë

17:22 - 07/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com