GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përgjimet e Ron Yeffet dhe trafikimi i armëve përmes KAYO-s, Bardhi: Cënohet siguria kombëtare

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bardhi, thirrje Gjykatës Kushtetuese: Shqyrtoni dhe shfuqizoni ligjin korruptiv për “Paketën e Maleve”, pasojat mund të jenë afatgjata
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me intervistën e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe përgjimet e publikuara të Ron Yeffet, duke i kërkuar SPAK-ut të administrojë materialet dhe të nisë një hetim të plotë për akuzat e ngritura.

Sipas Bardhit, deklaratat dhe materialet e publikuara ngrenë akuza për ndarje të pasurive publike, favorizim të interesave private, presion ndaj bizneseve dhe përdorim të parave publike jashtë rregullave dhe transparencës.

Një nga çështjet që kreu i grupit parlamentar të PD kërkon të hetohet lidhet me kompaninë shtetërore KAYO dhe pretendimet për një skemë të mundshme ndërkombëtare të armëve.

Bardhi thekson se nga materialet e publikuara ngrihen pretendime se armë me origjinë nga Afrika mund të paketoheshin në Shqipëri dhe më pas të dërgoheshin në zona konflikti.

Bardhi deklaroi se një çështje e tillë lidhet me sigurinë kombëtare, legjislacionin shqiptar dhe detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.

Në reagimin e tij, Bardhi ngriti akuza edhe ndaj ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi. Ai e cilësoi ministrin si “marionetë politike” të Ron Yeffet dhe pretendoi se është vendosur në këtë detyrë për t’u shërbyer interesave të pushtetit.

Reagimi

Intervista e mbrëmshme e ish-Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe përgjimet e bëra publike ngrenë akuza jashtëzakonisht serioze për mënyrën se si funksionon pushteti i Edi Ramës.

Këto nuk janë më thjesht akuza politike. Janë pretendime që kërkojnë hetim të menjëhershëm, të plotë dhe të pandikuar nga SPAK.

SPAK duhet t’i administrojë këto materiale pa asnjë vonesë. Sepse ajo që pretendohet është tronditëse: ndarje pasurish publike, favorizim interesash private, presione ndaj bizneseve dhe përdorim i parave të shqiptarëve jashtë rregullave dhe transparencës.

Këto akuza provojnë se kemi përpara një sistem të kapjes së shtetit, jo një qeverisje normale.

Por më e rëndë është ajo që tregohet në lidhje me kompaninë shtetërore KAYO dhe mundësinë e trafikimit ndërkombëtar të armëve, me origjinë nga Afrika, për t’u paketuar në Shqipëri dhe më pas për t’u dërguar në zona konflikti.

Kjo nuk është një çështje që mund të mbyllet me një deklaratë politike. Kjo sepse kemi të bëjmë me një çështje që prek sigurinë kombëtare, ligjin shqiptar dhe detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.

Dhe pyetjet janë të thjeshta: Kush e drejton këtë mekanizëm? Kush jep urdhrat? Kush përfiton? Kush mban përgjegjësi? Përgjigjia është vetëm një: Edi Rama!

Dje u bë edhe më e qartë se Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, nuk është gjë tjetër veçse një marionetë politike e Ron Yeffet, i vendosur në atë detyrë për t’i shërbyer interesave të pushtetit dhe për të kryer, bashkë me të, punët më të pista të Edi Ramës. Një emër në një post të rëndësishëm, por pa peshën dhe integritetin që kërkon ajo detyrë, një tjetër dëshmi e mënyrës se si Rama e përdor shtetin si instrument të interesave të tij politike.

Shqiptarët nuk mund të kenë një shtet ku ligji zbatohet për qytetarin, ndërsa pushteti qëndron mbi ligjin. Nuk mund të kenë një shtet ku pasuria publike trajtohet si pronë private. Nuk mund të kenë një qeveri ku institucionet përdoren për interesa të një rrethi të ngushtë njerëzish.

Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës.

Pasuritë publike nuk janë pronë e Edi Ramës.

Institucionet nuk janë pronë e Edi Ramës.

Dhe Shqipëria nuk është biznesi i askujt.

Prandaj kërkojmë hetim të plotë dhe përgjegjësi për çdo shkelje që provohet. Pa mburojë politike. Pa standarde të dyfishta. Pa pandëshkueshmëri.

Edi Rama duhet të largohet.

Shqipëria ka nevojë për një shtet ku sundon ligji, jo një pushtet ku sundon interesi. Shqipëria duhet të marrë frymë. Shteti duhet t’u kthehet shqiptarëve.

Etiketa: ArmeBardhiKAYO

Lajme të lidhura

“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!
Aktualitet

“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!

23:00 - 08/11/26
“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim
Breaking Views

“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim

22:30 - 08/11/26
Takimi në “Valamar” i Klodian Brahos me ministrin e Ramës/ Deputeti akuzon kreun e SPAK: Është blerë me leje ndërtimi!
Breaking Views

Takimi në “Valamar” i Klodian Brahos me ministrin e Ramës/ Deputeti akuzon kreun e SPAK: Është blerë me leje ndërtimi!

21:59 - 08/11/26
Para
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

Tabaku: Sot paguajmë më shtrenjtë gjithçka! Regjimi i Ramës i e ka kapur për fyti ekonominë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Uncategorized

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Nëntor 2026

07:31 - 09/11/26

Dashi Dashi do ta përballojë ditën me energji dhe vendosmëri. E hëna mund të sjellë angazhime të reja, por edhe...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 Nëntor 2026

07:30 - 09/11/26
Tetë gola për 1 pikë/ Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar

Tetë gola për 1 pikë/ Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar

23:30 - 08/11/26
“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!

“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!

23:00 - 08/11/26
“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim

“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim

22:30 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com