Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka kritikuar ashpër mazhorancën gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, duke përdorur një gjuhë ironike për të sulmuar qëndrimin e shumicës parlamentare ndaj kryeministrit Edi Rama.
Në fjalën e tij, Gjekmarkaj ironizoi diskutimet për ligjet që lidhen me procesin e integrimit në Bashkimin Europian, duke përmendur edhe kërkesat e deputetes demokrate Jorida Tabaku.
Sipas tij, Kuvendi mund të miratojë me “urgjencë” tri nisma, të cilat ai i përshkroi në mënyrë satirike si ligji “Besa”, “me konceptim nga Gysi”, ligji “Prania besnike”, që sipas tij është “projektuar” nga Ron Yeffet, si dhe ligji “Pasqyra”, të cilin e lidhi me Beqirajn.
Deputeti demokrat iu përgjigj gjithashtu kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, lidhur me pretendimet e këtij të fundit se kryeministri po cenon pavarësinë e Parlamentit.
“E ke gabim Gazment, keta ja bejne tete me dy atij dhe qeverise! Ramës i fërgëllojnë poturet si perdet nga era kur dritarja rri hapur kur kalon para këtyre zonjave e zotërinjve, kjo mazhorancë e ka aq për zemër parlamentarizmin sa ia bën terbiet pa gajle kryeministrit,” u shpreh Gjekmarkaj.










Discussion about this post