GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndërtuan plantacion gjigant kanabisi, dënohen me burg dy shqiptarët në Belgjikë

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërtuan plantacion gjigant kanabisi, dënohen me burg dy shqiptarët në Belgjikë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy shqiptarë rrezikojnë nga 18 muaj burg në Belgjikë, pasi akuzohen për përfshirje në një plantacion të madh kanabisi të zbuluar në qytetin Dison.

Ngjarja daton në qershor të vitit 2023, kur banorët e një zone në rrugën Bonvoisin njoftuan policinë për lëvizje të dyshimta në një banesë që ndodhej në një ish-fermë.

Kontrolli i konsumit të energjisë ngriti dyshime për aktivitet të paligjshëm dhe policia ndërhyri në banesë.

Aty u zbuluan katër dhoma të përshtatura për kultivim, ku ndodheshin gjithsej 6,124 bimë kanabisi.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, gjatë operacionit u arrestua një shqiptar 35-vjeçar, i cili u gjet duke fjetur në ambientet e kultivimit.

Ai deklaroi se ishte rekrutuar në Tiranë për të punuar si kopshtar për rreth dy muaj, kundrejt pagesës prej 15 mijë eurosh. Sipas dëshmisë së tij, fillimisht nuk e kishte ditur se bëhej fjalë për një plantacion kanabisi.

Hetuesit gjetën gjithashtu një gjurmë ADN-je në një prej mbulesave të përdorura në ambientet e kultivimit.

Gjurmët çuan te një tjetër shtetas shqiptar, 28 vjeç, i cili në atë kohë ndodhej në burgun e Lantin për një dënim të lidhur me posedimin e një arme zjarri. 28-vjeçari ka deklaruar se ishte angazhuar vetëm për transportimin e materialeve dhe se nuk e dinte që ato do të përdoreshin për kultivimin e kanabisit.

Ai ka mohuar gjithashtu se kishte qenë ndonjëherë në banesën ku u zbulua plantacioni.

Hetimet nuk arritën të identifikonin personat që qëndronin pas organizimit të plantacionit.

Dy të akuzuarit nuk u paraqitën në gjykatë, pasi janë kthyer prej kohësh në Shqipëri.

Njëri prej tyre nuk ka më kontakte të njohura, ndërsa tjetri përfaqësohet nga një avokat, i cili ka kërkuar pafajësinë e klientit të tij.

Prokuroria ka kërkuar 18 muaj burg për secilin prej dy shqiptarëve.

Vendimi përfundimtar i gjykatës pritet të shpallet brenda një muaji.

 

 

Etiketa: belgjikeBurgdy shqiptareKanabisplantacion

Lajme të lidhura

Kush është 41-vjeçari i ekstraduar nga Spanja, i përfshirë në pengmarrjen e 21-vjeçares Sajma Qordja në Astir
Aktualitet

Kush është 41-vjeçari i ekstraduar nga Spanja, i përfshirë në pengmarrjen e 21-vjeçares Sajma Qordja në Astir

14:45 - 08/11/26
Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari vlonjat, i dënuar me burg për mashtrim
Aktualitet

Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari vlonjat, i dënuar me burg për mashtrim

14:30 - 08/11/26
U akuzua nga nxënëset në Selenicë për ngacmim seksual, mbërrin në gjykatë mësuesi i fiskultures
Aktualitet

U akuzua nga nxënëset në Selenicë për ngacmim seksual, mbërrin në gjykatë mësuesi i fiskultures

14:14 - 08/11/26
Para
Protestuesit te Drejtoria e Policisë së Tiranës: Arrestoni Ramën, lironi qytetarët!

Protestuesit te Drejtoria e Policisë së Tiranës: Arrestoni Ramën, lironi qytetarët!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush është 41-vjeçari i ekstraduar nga Spanja, i përfshirë në pengmarrjen e 21-vjeçares Sajma Qordja në Astir
Aktualitet

Kush është 41-vjeçari i ekstraduar nga Spanja, i përfshirë në pengmarrjen e 21-vjeçares Sajma Qordja në Astir

14:45 - 08/11/26

Arnold Jaho është 41-vjeçari i ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë, pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale. Jaho...

Lexo më shumë
Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari vlonjat, i dënuar me burg për mashtrim

Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari vlonjat, i dënuar me burg për mashtrim

14:30 - 08/11/26
U akuzua nga nxënëset në Selenicë për ngacmim seksual, mbërrin në gjykatë mësuesi i fiskultures

U akuzua nga nxënëset në Selenicë për ngacmim seksual, mbërrin në gjykatë mësuesi i fiskultures

14:14 - 08/11/26
Tafa mbledh Kombëtaren U19 për Qipron dhe Armeninë, nuk vjen sulmuesi i Juventusit

Tafa mbledh Kombëtaren U19 për Qipron dhe Armeninë, nuk vjen sulmuesi i Juventusit

14:00 - 08/11/26
Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

13:49 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com