GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Netët magjike në Champions League! Spikat Liverpool – Atletico Madrid, duel “zjarri” edhe në Itali

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Netët magjike në Champions League! Spikat Liverpool – Atletico Madrid, duel “zjarri” edhe në Itali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

UEFA Champions League vijon sonte me 6 ndeshjet e radhës, të vlefshme për javën e parë të edicionit të ri 2026-2027. Përballje tejet emocionuese që do të dhurojnë spektakël të garantuar.

Fillimisht do të jenë dy duele të cilat janë përcaktuar për t’u zhvilluar prej orës 18:45. Barcelona e Hansi Flick sfidon në “Camp Nou” Feyenoordin, ndërsa në Gjermani Stuttgart pret debutuesit e Viking.

Mbrëmja është e gjitha e rezervuar për spektaklin, ku spikasin dy supersfida të cilat do të luhen në orën 21:00. Liverpool “mat forcat” përballë Atletico Madrid, ndeshje e cila do të luhet në “Anfield Road”.

Po paralelisht do të luhet edhe Napoli – Arsenal në “Diego Armando Maradona”.

Andoni Iraola përgatitet për debutimin e tij në Champions League si trajner i Liverpoolit, me “The Reds” që presin Atlético Madridin në “Anfield”, në një përballje që premton spektakël.

Liverpooli vjen pas fitores 2-0 ndaj Ipswich, sukses që i dha Iraolës fitoren e parë në drejtimin e skuadrës. “Reds” kanë një rekord mbresëlënës në ndeshjet hapëse të një sezoni europian në shtëpi: 10 fitore dhe dy barazime, pa asnjë humbje. Në 18 ndeshjet e fundit në shtëpi në fazën e grupeve apo të ligës së kompeticioneve europiane, Liverpooli ka regjistruar 17 fitore.

Në krahun tjetër, Atlético Madrid pësoi një humbje të rëndë 3-0 ndaj Athletic Bilbaos, duke prishur startin e pamposhtur në LaLiga. Diego Simeone, i cili po drejton Atléticon në sezonin e 14-të radhazi në Champions League, ka fituar tri nga katër përballjet e mëparshme si trajner ndaj Iraolës.

Megjithatë, statistikat nuk janë në favor të madrilenëve. Atlético nuk ka fituar asnjë nga 10 ndeshjet e fundit ndaj skuadrave angleze në fazën e grupeve ose të ligës së Champions League. Për më tepër, ka humbur tri përballjet e fundit me Liverpoolin.

“The Reds” kanë fituar gjashtë ndeshjet e fundit ndaj skuadrave spanjolle në këtë fazë të Champions League, ndërsa Atlético ka mbajtur vetëm një herë portën e paprekur në 16 ndeshjet e fundit në kompeticion.

Cody Gakpo është një nga lojtarët kryesorë për t’u ndjekur te Liverpooli, ndërsa Marcos Llorente ka një rekord të veçantë në “Anfield”, me katër gola në dy paraqitjet e fundit atje. Liverpooli do të jetë pa Hugo Ekitikén dhe Conor Bradley, ndërsa Atlético vuan mungesën e Alexander Sørloth.

Edhe Napoli rikthehet në skenën e Champions League me një sfidë të madhe përballë Arsenalit, në një moment kur skuadra e Massimiliano Allegrit ka nevojë urgjente për të ndalur serinë negative të rezultateve.

Napolitanët vijnë pas dy humbjeve radhazi, ndaj Comos dhe Interit, rezultate që kanë lënë gjurmë në fillimin e sezonit. Megjithatë, përballja me një kundërshtar të madh si Arsenali mund të jetë pikërisht mundësia që skuadra të reagojë dhe të rikthehet në rrugën e duhur.

Në stadiumin “Maradona”, Napoli shpreson të përfitojë nga mbështetja e tifozëve përballë kampionëve të fundit të Premier League dhe nënkampionëve të Europës. Detyra nuk është aspak e lehtë, por atmosfera në Napoli mund të bëhet një faktor i rëndësishëm.

Allegri duhet të përballet edhe me një emergjencë në mesfushë. Në mungesë të McTominay-t, pritet që Kevin De Bruyne të luajë në mesfushë, ndërsa vendin e Anguissas pritet ta marrë Gilmour. Në qendër do të jetë Lobotka, duke formuar një repart me më shumë teknikë dhe qarkullim topi, por më pak forcë fizike.

Në repartin ofensiv pritet të luajnë Politano, Hojlund dhe Alisson Santos, ndërsa mbrojtja mbetet e njëjtë, pavarësisht pesë golave të pësuar në dy ndeshjet e fundit. Di Lorenzo dhe Olivera pritet të luajnë në krahë, me Rrahmanin dhe Rafa Marinin në qendër.

Edhe Arsenali nuk e ka pasur një përgatitje ideale për ndeshjen. Udhëtimi drejt Italisë u komplikua për shkak të problemeve në aeroportet angleze, ndërsa skuadra mbërriti vetëm në orën 21:40 dhe nuk arriti të zhvillonte as seancën e zakonshme të njohjes me fushën në “Maradona”.

Sezonin e kaluar, Arsenali e mbylli fazën e ligës së Champions League me tetë fitore në tetë ndeshje. Napoli tani ka përpara një mision të qartë: të ndalë këtë seri mbresëlënëse dhe, mbi të gjitha, të gjejë një pikënisje të re pas dy humbjeve të dhimbshme në kampionat.

Sakaq, kampionët në fuqi të Europës, PSG do të përballen me Slovan Bratislava, ndërsa Galatasaray udhëton drejt Portugalisë për ndeshjen me Sportingun e Lisbonës.

Etiketa: Champions League

Lajme të lidhura

FSHF dhuron materiale shkollore për fëmijët e Fshatit SOS në nisje të vitit të ri shkollor
Sport

FSHF dhuron materiale shkollore për fëmijët e Fshatit SOS në nisje të vitit të ri shkollor

11:11 - 09/09/26
Champions League/ Real Madridi e nis me fitore, mposht Interin në superduelin e ‘Bernabeut’
Sport

Champions League/ Real Madridi e nis me fitore, mposht Interin në superduelin e ‘Bernabeut’

23:01 - 08/09/26
Champions League/ Përfundojnë pjesët e para, Reali po mposht Interin në ‘Bernabeu’
Sport

Champions League/ Përfundojnë pjesët e para, Reali po mposht Interin në ‘Bernabeu’

21:56 - 08/09/26
Para
‘Arrestoni Ramën’/ Gazeta amerikane: Policia përplaset me protestuesit, revolta po trondit Shqipërinë

‘Arrestoni Ramën’/ Gazeta amerikane: Policia përplaset me protestuesit, revolta po trondit Shqipërinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama mbledh përsëri drejtuesit politik në “Vilën e Kuqe”, zbulohen temat e diskutimit
Aktualitet

Rama mbledh përsëri drejtuesit politik në “Vilën e Kuqe”, zbulohen temat e diskutimit

11:49 - 09/09/26

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë ditën e sotme, në orën 12:00, drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Vilën e...

Lexo më shumë
Media gjermane raporton mbi protestat në Tiranë: Shqiptarët kërkojnë arrestimin e Ramës

Media gjermane raporton mbi protestat në Tiranë: Shqiptarët kërkojnë arrestimin e Ramës

11:42 - 09/09/26
Dhuna ndaj Eduard Kuçit, gjykata lë në arrest shtëpie Jozefin Markun dhe Kristjan Nikollin

Dhuna ndaj Eduard Kuçit, gjykata lë në arrest shtëpie Jozefin Markun dhe Kristjan Nikollin

11:35 - 09/09/26
Tjetër shpërthim me lëndë plasëse në banesë, këtë herë në Tropojë

Punonjësi humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, ndalohen dy zyrtarët e bashkisë në Tropojë

11:22 - 09/09/26
FSHF dhuron materiale shkollore për fëmijët e Fshatit SOS në nisje të vitit të ri shkollor

FSHF dhuron materiale shkollore për fëmijët e Fshatit SOS në nisje të vitit të ri shkollor

11:11 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com