GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aktivisti ‘shpërthen’ ndaj deputetes së PS: Ku ishe ti Iris kur SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut?! Me karton mbrojte krimin!

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Aktivisti ‘shpërthen’ ndaj deputetes së PS: Ku ishe ti Iris kur SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut?! Me karton mbrojte krimin!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në ditën e 102-të të protestës, një prej aktivistëve ka mbajtur një fjalim me tone të forta kundër qeverisë, duke deklaruar se protestuesit nuk do të tërhiqen nga sheshi deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Aktivisti akuzoi qeverinë se po përpiqet të shpërndajë protestuesit dhe kritikoi mënyrën e ndërhyrjes së policisë gjatë protestës së një dite më parë.

“Sot jemi në ditën e 102-të të protestës edhe pse qeveria po tenton që të na largojë, por ne nuk largohemi pa ikur Edi Rama. Janë të tmerruar, të pashpresë. Dje nisën të shoqëronin pa bërë asnjë veprim të dhunshëm. Por asgjë nuk na ngul nga ky shesh pa larguar Edi Ramën”, tha aktivisti.

Ai vijoi fjalimin duke thënë se kjo është një ditë kur ndjen nevojën të flasë, por edhe të reagojë fuqishëm ndaj asaj që e cilësoi si qeverisje të korruptuar.

“Sot është një nga ato ditë ku dua të flas shumë dhe nuk dua të flas aspak. Dua të kem një grusht të fortë që t’i bie kësaj Kryeministrie, e këtij kryeministri të korruptuar që na ka vjedhur të ardhmen dhe na ka shkatërruar të tashmen.”, shtoi ai.

Një pjesë të fjalës së tij aktivisti ia kushtoi deputetes Iris Luarasi, duke kritikuar reagimin e saj ndaj protestueseve dhe duke e akuzuar se nuk ka mbajtur qëndrim për qytetarët e shoqëruar nga policia.

“Dua të flas për Iris Luarasin, e cila u përfol dhe u viktimizua ku disa vajza protestuese, qëndrestare, që nuk i kanë vjedhur asnjë cent pushtetit, vajza që nuk kanë marrë asnjë vendim në atë parlament të krimit. I kërkuan Iris Luarasit llogari si një nga deputetet që nuk na përfaqëson. Po në vend që ajo të na jepte llogari, u viktimizua.

Në këto 102 protesta janë marrë me forcë qytetarë, janë tërhequr zvarrë dhe janë mbajtur 72 orë në paraburgim. Ku ishe ti, Iris, që të ngrije zërin për këto gra që janë shoqëruar dhunshëm dhe për 72 orë u privuan paligjshmërisht nga e drejta për të qenë të lira. Ne nuk zgjedhim të viktimizohemi, zgjedhim të qëndrojmë”, tha ai.

Etiketa: aktivistiBelinda BallukuIris Luarasiproteste

Lajme të lidhura

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet
Aktualitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë
Aktualitet

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26
“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin
Aktualitet

“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin

20:39 - 09/09/26
Para
Protestuesit me pankarta pikante ndaj qeverisë: Financat në hall, Balluku krihet normal

Protestuesit me pankarta pikante ndaj qeverisë: Financat në hall, Balluku krihet normal

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”
Breaking Views

Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

22:04 - 09/09/26

Gjatë ditës së 102-të të tubimit në Tiranë, disa protestues kanë zgjedhur që të bllokojnë disa akse rrugore në kryeqytet....

Lexo më shumë
Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26
Barcelona shkatërron me pesë gola Feyenoordin, fiton edhe Stuttgart

Barcelona shkatërron me pesë gola Feyenoordin, fiton edhe Stuttgart

20:55 - 09/09/26
“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin

“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin

20:39 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com