Mbrëmje me shumë gola në Champions League. Liverpool ka përmbysur Atlético Madridin në “Anfield”, PSG ka dhuruar një festival golash ndaj Slovan Bratislavës, ndërsa Sporting ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Galatasarayt.
Liverpool ka triumfuar 2-1 ndaj Atlético Madridit, në një ndeshje të luftuar në “Anfield”.
Madrilenët kaluan të parët në avantazh në minutën e 17-të, me Marcos Llorente, duke i dhënë skuadrës së Diego Simeones një nisje perfekte.
Reagimi i Liverpoolit erdhi pak para pushimit. Në minutën e 40-të, Dominik Szoboszlai riktheu baraspeshën, ndërsa vetëm pesë minuta pas nisjes së pjesës së dytë, Alexis Mac Allister realizoi golin e përmbysjes.
Paris Saint-Germain ka dhuruar spektakël në Paris, duke mposhtur me rezultatin e thellë 6-1 Slovan Bratislavën.
Ousmane Dembélé e nisi festivalin me dy gola në minutat 17′ dhe 23′, ndërsa më pas skenën e mori Ferran Torres.
Sulmuesi spanjoll realizoi një hat-trick, duke shënuar në minutat 31′, 47′ dhe 57′. Slovan Bratislava gjeti një gol ngushëllimi me Suleiman Camara në minutën e 58-të.
Rezultatin përfundimtar e vulosi Fabián Ruiz në minutën e 87-të.
Një paraqitje e jashtëzakonshme për PSG-në, që e nis kështu në mënyrën më bindëse të mundshme aventurën europiane.
Sporting Lisbona ka marrë fitoren 3-1 ndaj Galatasarayt, në një sfidë ku vendasit u detyruan fillimisht të përmbysnin rezultatin.
Galatasaray kaloi në avantazh që në minutën e 5-të, pas një autogoli të Gonçalo Inacios.
Sporting reagoi dhe barazoi në minutën e 27-të me Catamo. Në pjesën e dytë, vendasit përmbysën gjithçka.
Luis Suárez realizoi nga pika e bardhë në minutën e 57-të, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë Zalazar shënoi golin e tretë të Sportingut.
Edhe Arsenal e nis me fitore aventurën në Champions League. “Topçinjtë” triumfuan 1-0 në transfertë ndaj Napolit në stadiumin “Diego Armando Maradona”, në një sfidë të luftuar deri në minutat e fundit.
Ndeshja u vendos në pjesën e dytë nga një gol i Martin Odegaard. Kapiteni i Arsenalit provoi një gjuajtje nga distanca në minutën e 75-të, me topin që fillimisht u përplas në shtyllë dhe më pas përfundoi në rrjetë.
Një gol që i dha skuadrës së Mikel Artetës tre pikë të çmuara në një nga transfertat më të vështira të kësaj faze të Champions League.
Napoli dhe Arsenali e nisën sfidën me ritëm të lartë, ndërsa të dyja skuadrat patën mundësi për të zhbllokuar rezultatin.
Kevin De Bruyne provoi në minutën e 15-të me një gjuajtje nga hyrja e zonës, por David Raya ishte në vendin e duhur për ta ndalur.
Arsenali iu afrua golit në minutën e 22-të, kur Eze hodhi një top në zonë dhe Merino goditi me kokë, por Meret reagoi mirë.
Rasti më i mirë i pjesës së parë për miqtë erdhi në minutën e 45-të. Saka mori një top në zonë dhe doli përballë Meret, por nuk arriti të godiste siç duhet.
Pas 45 minutash, rezultati mbeti 0-0.
Në pjesën e dytë, Arsenali u shfaq më këmbëngulës dhe kërkoi më shumë portën e Napolit.
Rice provoi nga distanca në minutën e 63-të, por gjuajtja e tij përfundoi mbi kuadrat.
Në minutën e 75-të erdhi momenti vendimtar. Odegaard mori përsipër goditjen nga distanca dhe tentativa e tij u përplas në shtyllë. Topi më pas mori drejtim drejt rrjetës, duke i dhënë Arsenalit avantazhin 0-1.
Napoli u përpoq të reagojë në minutat e fundit, por nuk gjeti dot rrugën drejt golit.
Në minutën e 85-të, Madueke pati një mundësi të artë për të dyfishuar avantazhin, pasi doli i vetëm përballë portierit. Ai nuk arriti të shënonte dhe më pas pasoi për Tzolis, tentativa e të cilit u bllokua nga mbrojtja.
Në fund, Napoli 0-1 Arsenal.
Me këtë fitore, skuadra e Artetës merr një trepikësh shumë të rëndësishëm në transfertë dhe jep menjëherë një sinjal për ambiciet e saj në Champions League.
Për Napolin e Massimiliano Allegrit, ndërkohë, kjo është një tjetër goditje në një start të vështirë sezonal.
REZULTATET:
Liverpool 2-1 Atletico Madrid
Szoboszlai 40′, Mac Allister 50′ / Llorente 17′
Goli i Mac Allister (Video)
Goli i Szoboszlait (Video)
Goli i Llorente (Video)
PSG 6-1 Slovan Bratislava
Dembele 17′, 23′, Ferran Torres 31′, 47′, 57′, Ruiz 87′ / Camara 58′
Goli i Ruiz (Video)
Goli i Camara (Video)
Goli i tretë i Ferran Torres (Video)
Goli i dytë i Ferran Torres (Video)
Goli i parë i Ferran Torres (Video)
Goli i dytë i Dembele (Video)
Goli i parë i Dembele (Video)
Sporting 3-1 Galatasaray
Catamo 27′, L. Suarez (P) 57′, Zalazar 63′ / Inacio (A.G) 5′
NAPOLI 0-1 ARSENAL
Odegaard 75′ (Video)
gijotina.com/









Discussion about this post