GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Hallet e Belindës janë vilat luksoze”/ Këlliçi thirrje SPAK: Sa prova duhen për të kërkuar heqjen e imunitetit?

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Hallet e Belindës janë vilat luksoze”/ Këlliçi thirrje SPAK: Sa prova duhen për të kërkuar heqjen e imunitetit?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, thotë se hallet e Belinda Ballukut janë si të mobilojë vilat e saj luksoze me pishina dhe vaska me hidromasazh.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ai ka ironizuar edhe videon e publikuar nga Rama, ku Balluku shfaqet duke raportuar për shqetësimet e qytetarëve.

Sipas tij, ndërsa qytetarët përballen me vështirësi ekonomike, shqetësimi i Ballukut ishte mënyra se si do të arredoheshin dhe mobiloheshin vilat e saj luksoze në Palasë.

Ai kërkon gjithashtu që SPAK të ndërmarrë hapa të mëtejshëm ndaj Ballukut, duke iu referuar hetimeve dhe akuzave që janë bërë publike.

Postimi i Këlliçit:

Hallet e Belindës dhe hallet e popullit!

Në një video të shpërndarë sot, Edi Rama tregon Belinda Ballukun duke raportuar mbi hallet e popullit që ka mbajtur shënim në ato takimet e famshme të orës 5. Kuptohet, ajo që kërkojnë qytetarët dihet pa u bërë këto marifete propagandistike.

Mirëpo sot është bërë publike halli që kishte ish-zëvendëskryeministrja dhe njeriu më i afërt i Edi Ramës. Halli ishte si të arredohej e mobilohej vila luksoze në Palasë. Dhe arkitekti i propozon disa variante për shkallët e brendshme, për pishinën, për vaksat me hidromasazh, që të ndihej si në jaht. Mermer blu, apo veshje tjetër? Kjo ishte dilema!

Në fakt sipas raportimeve, bëhet fjalë për dy vila. Dhe këto janë të tjera, nuk kanë lidhje me vilën në kompleksin në Dhërmi që e kishte marrë me nderet që bëri si drejtoreshë e ANTA-s. Këto janë vilat si ministre e infrastrukturës që jep tenderat për Unazën e re të Tiranës.

Kjo bashkëpunëtore e Edi Ramës ka për detyrë të dëgjojë ankesat e qytetarëve që nuk mbyllin dot muajin, që nuk legalizojnë dot shtëpinë që kanë ngritur me kursimet e jetës, që nuk përballojnë dot ilaçet.

Kjo është një tallje e përbindshme që bën Edi Rama me njerëzit.

Problemi sot nuk është se nuk njihej çfarë shqetësimi që ka populli dhe mungonte platforma për ta adresuar. Problemi është se nuk funksionon drejtësia dhe nuk ka barazi para ligjit.

Me zbulimet që ka bërë SPAK dhe me akuzat e reja, Balluku duhej të ishte dorëzuar pa imunitet atje ku e ka vendin. E jo të mbajë shënime si drejtuese politike e një qarku. Është kjo arsyeja që njerëzit janë ngritur në revoltë e kanë mbushur sheshet. Padrejtësi si kjo i mundojnë njerëzit dhe janë plaga e vendit.

Edhe sa prova e studime i duhen SPAK për të ardhur me kërkesën e re në Kuvend për Belinda Ballukun?!!

Etiketa: Belind KelliciBelinda BallukuKryesore1Spak

Lajme të lidhura

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 103-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë
Aktualitet

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 103-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

19:00 - 10/09/26
Gazetari Poli Hoxha: Hetimet për Ballukun janë shtrirë edhe jashtë vendit, SPAK të dërgojë kërkesë të dytë për arrestimin e saj
Aktualitet

Gazetari Poli Hoxha: Hetimet për Ballukun janë shtrirë edhe jashtë vendit, SPAK të dërgojë kërkesë të dytë për arrestimin e saj

18:52 - 10/09/26
“Të respektohet pavarësia e gjyqësorit”/ Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi, faktor kyç në avancimin e Shqipërisë për në BE
Aktualitet

“Të respektohet pavarësia e gjyqësorit”/ Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi, faktor kyç në avancimin e Shqipërisë për në BE

18:22 - 10/09/26
Para
Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Përplasën 3 makina, 2 të plagosur rëndë

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Përplasën 3 makina, 2 të plagosur rëndë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 103-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë
Aktualitet

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 103-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

19:00 - 10/09/26

Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 103-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, qytetarë...

Lexo më shumë
Gazetari Poli Hoxha: Hetimet për Ballukun janë shtrirë edhe jashtë vendit, SPAK të dërgojë kërkesë të dytë për arrestimin e saj

Gazetari Poli Hoxha: Hetimet për Ballukun janë shtrirë edhe jashtë vendit, SPAK të dërgojë kërkesë të dytë për arrestimin e saj

18:52 - 10/09/26
Fenerbahçe-Roma/ Vedat Muriqi titullar në Champions, lë në stol Lukakun

Fenerbahçe-Roma/ Vedat Muriqi titullar në Champions, lë në stol Lukakun

18:30 - 10/09/26
“Të respektohet pavarësia e gjyqësorit”/ Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi, faktor kyç në avancimin e Shqipërisë për në BE

“Të respektohet pavarësia e gjyqësorit”/ Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi, faktor kyç në avancimin e Shqipërisë për në BE

18:22 - 10/09/26
FSHF publikon vendimet e Disiplinës: gjoba, pezullime dhe dënime të rënda për klubet shqiptare

FSHF publikon vendimet e Disiplinës: gjoba, pezullime dhe dënime të rënda për klubet shqiptare

17:52 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com