Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale një tabelë ku tregon renditjen e pagave të gjyqtarëve krahasuar me disa vende. Bllokimi i vendimit te Gjykates Kushtetuese per pagat e magjistrateve duket se i intereson Kryeministrit per te terhequr vemendjen nga protesta. Kjo vjen ne serine e tensioneve qe po nxit vete kryeministri per te devijuar shqetesimin e opinioninit mbi skandalet e tij. Te njejten gje krijoi Rama edhe me reformen territoriale, qe po e perdor si mjet per te nxitur “protesta” neper bashki, te cilat mund t’i menaxhoje me lehtesi.
Sipas renditjes së tanishme ne Ballkan, Rama pretendon se gjyqtarët shqiptarë janë të dytët më të paguarit pas atyre rumunë, rreth 3241 euro në muaj.
Ndërsa me rritjen që ata kërkojnë, do të renditeshin të parët pasi paga do të shkonte në 4886 euro. “Një gjykatës fillestar sot në Shqipëri merr 500 Euro pagë më të lartë se sa kolegu në Greqi dhe me vendimin e marrë vetë Zot vetë Shkop, paga duhet të rritet 2000 Euro më shumë në muaj se sa kolegu grek dhe 3000 Euro më shumë se sa kolegu në Malin e Zi…”, shkruan Rama.

gijotina.com/










Discussion about this post