Preventivët e zbuluar gjatë kontrolleve në kompjuterët e studios “Atelier 4”, zbuluan prova që sipas SPAK dëshmojnë se vila luksoze në Palasë që u sekuestrua pak ditë më parë është në pronësi faktike të Belinda Ballukut dhe se ajo e kishte fituar si ryshfet nga kompania “Alko Impex General Construction”.
Sipas SPAK, deri në fazën e karabinasë vila ishte financuar nga Igli Tare, ndërsa investimi për punimet e tjera të ndërtimit të vilës dhe pishinës së saj u morën përsipër nga Arbër Abazi, administrator i “Alko Impex”, kompania e të cilit ushqehej me tendera nga Balluku kur ajo drejtonte Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Punimet e brendshme të vilës u menaxhuan nga partnerja e Abazit, Lorela Reçi, njëherazi lidhje familjare e ish-zv.kryeministres, e cila kërkoi leje te shoqëria ndërtuese të dërgonte nënkontraktorët për të vijuar punën.
Ndërkohë që prova më e fortë, që dëshmon se vila është prona e Ballukut, janë dy e-mail-et që arkitekti Alban Eftimi i dërgoi në adresën personale dhe i shpjegonte detajet e vilës luksoze.
Belinda Balluku po hetohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie, ndërsa është e pandehur për abuzimet me tenderat e rrugëve, përfshirë dhe tenderin për tunelin e Llogarasë. Ndaj ish-numrit dy të qeverisë janë në fuqi dy masa sigurie: ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i funksioneve publike.
gijotina.com/










Discussion about this post