GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rregullorja e GJKKO-së për mediat, AGSH depoziton padinë dhe kërkon shfuqizimin në Kushtetuese

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Hyn në fuqi rregullorja e re/ GJKKO bën kufizime të forta për mediat, reagon Asociacioni i Gazetarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën kundër rregullores së re të GJKKO-së, duke kërkuar fillimisht pezullimin e saj dhe më pas shfuqizimin e pjesës që lidhet me mediat dhe gazetarët.

Padia vjen pas kundërshtimeve të vazhdueshme nga gazetarët dhe organizatat e medias ndaj rregullave të reja të Gjykatës së Posaçme.

AGSH ka argumentuar se disa prej dispozitave të rregullores kufizojnë punën e gazetarëve gjatë ndjekjes së seancave gjyqësore dhe cenojnë aksesin në informacion. Asociacioni kërkon që rregullorja të pezullohet deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.

Në një dalje për mediat, kreu i AGSH-së, Isa Myzyri, deklaroi se kjo rregullore cënon punën e gazetarëve. “Ajo rregullore cënon punën e gazetarëve. Janë një sërë argumentesh që ekipi ligjor ta sjellë këtë rregullore në Kushtetuese. Më lejoni të shpreh zhgënjimin e thellë për GJKKO, që të krijonte kushte më të mira pune për gazetarët.

Tani nuk është në pikëpyetje e drejta e gazetarëve, por e drejta e qytetarëve. Kjo është një këmbëngulje e madhe e gazetarëve, sidomos atyre që mbulojnë kronikën e zezë. Ata e kanë shtyrë këtë aksion ligjor pranë Gjykatës Kushtetuese.”, tha ai.

Rregullorja e re e GJKKO-së ka hyrë në fuqi më 1 shtator. Ndër masat e kundërshtuara nga gazetarët është ndalimi i përdorimit të celularëve gjatë seancave, ndërsa nuk lejohet as regjistrimi audio nga ana e gazetarëve. Po ashtu, janë kundërshtuar procedurat e akreditimit dhe kërkesat për ndjekjen e seancave.

Sipas AGSH-së, këto kufizime prekin drejtpërdrejt mënyrën se si gazetarët raportojnë nga një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë në vend.

Përfaqësuesit e gazetarëve pritet të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese që të vlerësojë përputhshmërinë e këtyre dispozitave me Kushtetutën dhe të vendosë për pezullimin e tyre deri në përfundimin e shqyrtimit të çështjes. Kundërshtimet ndaj rregullores janë shtuar që prej publikimit të saj në fund të korrikut, ndërsa GJKKO e ka vënë atë në zbatim nga 1 shtatori.

Etiketa: kushtetueseMEDIA

Lajme të lidhura

Berisha publikon videon: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos si “Puthja e Judës”
Aktualitet

Shqiptarët në SHBA njoftuan protestë kundër vizitës së Ramës PD: Po kërcënohen familjarët e tyre në Shqipëri

11:42 - 14/09/26
Mësohet dita kur Berisha do të paraqitet në SPAK për “21 Janarin”
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Shtyhet seanca për Berishën në GJKKO, avokatët bojkotojnë procesin

11:33 - 14/09/26
PD kërkon Komision Hetimor për KAYO-n, Balliu: Nëse s‘ka asgjë për të fshehur, pse duhet të trembet qeveria
Aktualitet

PD kërkon Komision Hetimor për KAYO-n, Balliu: Nëse s‘ka asgjë për të fshehur, pse duhet të trembet qeveria

11:18 - 14/09/26
Para
Dita e parë e shkollës, alarm për bombë te “Edith Durham”!  Antiterrori prangos autorin e thirrjes (Emri)

Dita e parë e shkollës, alarm për bombë te “Edith Durham”! Antiterrori prangos autorin e thirrjes (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha publikon videon: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos si “Puthja e Judës”
Aktualitet

Shqiptarët në SHBA njoftuan protestë kundër vizitës së Ramës PD: Po kërcënohen familjarët e tyre në Shqipëri

11:42 - 14/09/26

Partia Demokratike reagoi zyrtarisht pas raportimeve se shqiptarët që jetojnë në Miçigan të Shteteve të Bashkuara po kërcënohen në prag...

Lexo më shumë
Mësohet dita kur Berisha do të paraqitet në SPAK për “21 Janarin”

Dosja “Partizani”/ Shtyhet seanca për Berishën në GJKKO, avokatët bojkotojnë procesin

11:33 - 14/09/26
PD kërkon Komision Hetimor për KAYO-n, Balliu: Nëse s‘ka asgjë për të fshehur, pse duhet të trembet qeveria

PD kërkon Komision Hetimor për KAYO-n, Balliu: Nëse s‘ka asgjë për të fshehur, pse duhet të trembet qeveria

11:18 - 14/09/26
Mesazhet e qytetarëve përmes pankartave në Kosovë: Kur preket UÇK-ja, ngrihemi të gjithë

Haga jep vendimin për Hashim Thaçin me 16 Shtator, SHBA paralajmëron trazira në Kosovë

11:12 - 14/09/26
Dita e parë e shkollës, alarm për bombë te “Edith Durham”!  Antiterrori prangos autorin e thirrjes (Emri)

Dita e parë e shkollës, alarm për bombë te “Edith Durham”! Antiterrori prangos autorin e thirrjes (Emri)

10:37 - 14/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com