Partia Demokratike reagoi zyrtarisht pas raportimeve se shqiptarët që jetojnë në Miçigan të Shteteve të Bashkuara po kërcënohen në prag të vizitës së Edi Ramës në këtë shtet.
Partia Demokratike deklaron se aktivistë antikomunistë në Miçigan do e presin kryeministrin Edi Rama me protesta.
PD shprehet se Rama është një armik i popullit shqiptar dhe se shqiptarët nuk e mirëpresin në Shtetet e Bashkuara.
Në deklaratë thuhet se organizatorët janë duke kërcënuar protestuesit antikomunistë e madje dhe familjarët e tyre në Shqipëri.
Partia Demokratike deklaron se takimi i Edi Ramës në SHBA është takimi me Esat Toptanin e dytë të kombit shqiptar.
“Të dashur miq, njoftime publike të bashkatdhetarëve antikomunistë nga Miçigani denoncojnë se organizatorët e takimit të Ramaduros në Miçigan kanë ndërmarrë këto ditë një fushatë terrori psikologjik dhe kërcënimesh konkrete ndaj kundërshtarëve antikomunistë dhe patriotë të Edi Ramës dhe narkodiktaturës së tij në Miçigan dhe familjarëve të tyre në Shqipëri.
Me këtë fushatë terrori kërkojnë t’i detyrojnë ata të heshtin e të mos protestojnë kundër armikut të egër të kombit shqiptar, njeriut që me regjimin e tij përzuri shqiptarët nga Shqipëria më shumë se çdo pushtues tjetër në histori, njeriut që ndërtoi në vendin tonë narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, hajdutit që ka vjedhur shqiptarët më shumë se çdo regjim tjetër dhe është bërë mburojë e vjedhjeve të tij dhe familjarëve dhe ministrave të tij, njeriut që prej mbi tre muajsh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij.
Edi Rama, si argat i Vuçiçit, është faktuar përfundimisht armik i egër, sa dhe vetë patroni i tij i popullit të Kosovës dhe pavarësisë së saj.
Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe terrorin psikologjik ndaj kundërshtarëve politikë të Edi Ramës në Miçigan dhe familjarëve të tyre në Shqipëri. Në këtë kuadër, ajo deklaron se për Partinë Demokratike dhe mbarë shqiptarët takimi me Edi Ramën është takimi me Esat Toptanin e dytë të kombit shqiptar.”- thuhet në deklaratë.










Discussion about this post