Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, qytetarët kanë vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Gjatë marshimit, protestuesit kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke brohoritur: “Shqipëria po bën revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Edi Rama, jep dorëheqjen” dhe “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”.
Sot shënohen 108 ditë nga nisja e protestave kundër qeverisë, një revoltë që ka vijuar për më shumë se tre muaj dhe që protestuesit e konsiderojnë si një nga protestat më të gjata të zhvilluara në vend.

Qytetarët shprehen të vendosur të vijojnë protestat deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
Në tubim nuk kanë munguar as kritikat ndaj opozitës, ndërsa protestuesit i kanë bërë thirrje edhe SPAK-ut që të vijojë hetimet dhe të vendosë para drejtësisë zyrtarët që ata i akuzojnë për korrupsion.
Discussion about this post