GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria ishte në fokus të një seance në Kongresin amerikan, ku u diskutuan lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve, integriteti i zgjedhjeve, korrupsioni dhe zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor. Çështja e Shqipërisë u ngrit nga kongresmeni republikan Joe Wilson, i cili shprehu shqetësim për ndikimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe problematikave të integritetit zgjedhor.

Wilson e pyeti administratën amerikane se cilat janë hapat që po ndërmerren për të luftuar trafikun e narkotikëve dhe rrjetet kriminale që veprojnë në Shqipëri. Në përgjigje, Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Lawton, deklaroi se Shtetet e Bashkuara vijojnë bashkëpunimin me autoritetet shqiptare për goditjen e organizatave kriminale transnacionale.

Sipas tij, këto organizata kanë shtrirje dhe lidhje ndërkombëtare, përfshirë lidhje me kartele kriminale në Hemisferën Perëndimore. Një pjesë e rëndësishme e përgjigjes së zyrtarit amerikan iu kushtua SPAK.

Lawton tha se Shtetet e Bashkuara e kanë konstatuar strukturën e posaçme si “relativisht efektive” në trajtimin e disa prej çështjeve të ngritura gjatë seancës. Lawton e vendosi gjithashtu zhvillimin e Shqipërisë në një kontekst historik, duke vlerësuar ndryshimin e vendit pas rënies së komunizmit.

“Shtetet e Bashkuara po vijojnë që të punojnë me qeverinë shqiptare për të luftuar organizatat kriminale transnacionale që veprojnë atje. Kemi konstatuar se struktura e posaçme për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar SPAK ka qenë relativisht efektive në trajtimin e disa prej çështjeve që ju ngritët. Për mua është frymëzuese të shohim që shteti më komunist gjatë Luftës së Ftohtë tani është i lirë, ndaj ne duam që Shqipëria të ketë sukses”, u shpreh Lawton.

Kongresmeni republikan Joe Wilson: Ne mund të luajmë një rol në monitorimin dhe promovimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Për më tepër, është raportuar se korrupsioni, krimi i organizuar dhe integriteti zgjedhor në Shqipëri po ndikohen nga qeveria e Edi Ramës, e cila, në fakt, po nxit krijimin e një rrjeti të trafikut të narkotikëve. Ndër vite, Shtetet e Bashkuara kanë qenë vërtet të suksesshme në bashkëpunimin me autoritetet kundër krimit dhe trafikut të organizuar të drogës për ta trajtuar këtë çështje. Çfarë po bën administrata në përgjigje të trafikut të narkotikëve në Shqipëri?

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Lawton: Kongresmen Wilson, ju falënderoj gjithashtu për këtë pyetje të rëndësishme. Mund t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara po vijojnë që të punojnë me qeverinë shqiptare për të luftuar organizatat kriminale transnacionale që veprojnë atje.  Këto organizata kanë lidhje ndërkombëtare me kartelet këtu në Hemisferën Perëndimore. Në veçanti, kemi konstatuar se struktura e posaçme për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar SPAK ka qenë relativisht efektive në trajtimin e disa prej çështjeve që ju ngritët. Për mua është frymëzuese të shohim që shteti më komunist gjatë Luftës së Ftohtë tani është i lirë, ndaj ne duam që Shqipëria të ketë sukses.

Diskutimi në Kongres zhvillohet në një kohë kur lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimi i institucioneve të drejtësisë dhe integriteti i zgjedhjeve mbeten çështje të rëndësishme për Shqipërinë, edhe në kuadër të procesit të Integrimit Europian.

Etiketa: kongresmenrama trafik

Lajme të lidhura

Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj
Aktualitet

Gjithë sytë e shqiptarëve sot janë nga Haga, edhe pak orë nga vendimi për ish-krerët e UÇK-së

08:39 - 16/09/26
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë
Aktualitet

109 ditë rezistencë! Qytetarët dhe diaspora mbushin sheshet: Asgjë nuk do na ndalë deri në largimin e Ramës dhe hajdutëve të tij

07:59 - 16/09/26
“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26
Para
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë

109 ditë rezistencë! Qytetarët dhe diaspora mbushin sheshet: Asgjë nuk do na ndalë deri në largimin e Ramës dhe hajdutëve të tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tension para Speciales në Hagë, policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë & Rajon

Tension para Speciales në Hagë, policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së

09:05 - 16/09/26

Pak para nisjes së seancës në Hagë, situata u tensionua jashtë Dhomave të Specializuara, ku janë mbledhur qindra shqiptarë në...

Lexo më shumë
Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj

Gjithë sytë e shqiptarëve sot janë nga Haga, edhe pak orë nga vendimi për ish-krerët e UÇK-së

08:39 - 16/09/26
Lufta e Ftohtë, Putin: Gabim, dërgimi i tankeve në Hungari e Çekosllovaki

FBI jep alarmin: Moska po planifikon vrasje në SHBA dhe vendet evropiane që mbështesin Kievin

08:34 - 16/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 16 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:02 - 16/09/26
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë

109 ditë rezistencë! Qytetarët dhe diaspora mbushin sheshet: Asgjë nuk do na ndalë deri në largimin e Ramës dhe hajdutëve të tij

07:59 - 16/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com