Gjykata e Hagës ka dënuar me 18 vjet burg Kadri Veselin.
Vendimi u shpall këtë të mërkurë, 16 shtator, gjatë seancës së aktgjykimit të shkallës së parë në procesin ndaj Veselit, Hashim Thaçit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Katër ish-krerët e UÇK-së janë gjykuar për akuza që përfshijnë krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, lidhur me ngjarje që aktakuza i vendos në periudhën nga marsi 1998 deri në shtator 1999, në Kosovë dhe në disa zona të veriut të Shqipërisë. Veseli dhe tre të bashkakuzuarit janë deklaruar të pafajshëm gjatë procesit.
Gjatë leximit të aktgjykimit, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, paraqiti gjetjet e gjykatës për përgjegjësinë individuale të të akuzuarve dhe theksoi se procesi nuk kishte në objekt luftën e UÇK-së, por përgjegjësinë penale të personave të akuzuar.
Veseli ndodhet në paraburgimin e Dhomave të Specializuara në Hagë që prej nëntorit të vitit 2020. Procesi gjyqësor nisi më 3 prill 2023, ndërsa faza e provave përfundoi në dhjetor 2025 dhe deklaratat përmbyllëse u zhvilluan në shkurt të këtij viti.
Vendimi i shpallur sot është aktgjykim i shkallës së parë dhe palët kanë të drejtë ta apelojnë.









Discussion about this post