Lot dhe dhimbje kanë pushtuar Prishtinën pas shpalljes së vendimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Qytetarët, të mbledhur prej orëve të mëngjesit me flamujt e Kosovës dhe UÇK-së, e pritën me emocione të forta lajmin për dënimet.
Pas leximit të vendimit, shumë prej të pranishmëve nuk i mbajtën dot lotët. Sheshi, që vetëm pak orë më parë ishte mbushur me shpresë dhe pritje, u mbulua nga heshtja dhe dhimbja, ndërsa flamujt e UÇK-së vazhduan të valëviteshin mbi turmë.
“Jo në emrin tim” është një nga thirrjet e përsëritura nga qytetarë sikurse në rrjete sociale ashtu edhe në vende të ndryshme të Kosovës ku u mblodhën për të pritur aktgjykimin e Speciales.
“Jo në emër të popullit. Këta nuk janë shpallur fatjor në emër të popullit” thërrasin qytetarët.
Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burgim, Veseli me 18 vite dhe Selimi me 13 vite. Vendimi është i shkallës së parë dhe mund të ankimohet.












Discussion about this post