Protestat popullore kundër qeverisë së Edi Ramës kanë hyrë në ditën e tyre të 109-të, teksa revolta ndaj aferave korruptive dhe kapjes së shtetit pritet të zhvendoset nesër në dyert e Parlamentit.
Protestat popullore kundër qeverisë së Edi Ramës kanë hyrë në ditën e tyre të 109-të, teksa revolta ndaj aferave korruptive dhe kapjes së shtetit pritet të zhvendoset nesër në dyert e Parlamentit.
Gjatë fjalës së tij, Kola theksoi se përballja me një pushtet të korruptuar kërkon reagim të prerë e pa kompromis në terren. Ai u bëri thirrje protestuesve që të shfrytëzojnë çdo seancë parlamentare për të bllokuar e goditur simbolikisht deputetët e mazhorancës, duke përdorur mjetet e reagimit qytetar kundër klasës politike në pushtet.
Aktivisti Kola lëshoi një mesazh të prerë mobilizimi për përplasje me institucionet e korruptuara: “Nesër është protestë te parlamenti që në orën 10:00 ku ka seancë. Ftoj ata shqiptarë që kërkojnë mosbindjen civile që sa herë ka parlament është momenti i përplasjes me parlamentin e korruptuar dhe qeverinë e korruptuar. Vezët dhe mjetet i dimë tashmë, mjetet më demokratike në terren.”
“Do të jemi të gjithë të enjten në orën 10:00 te Parlamenti”, ishte thirrja e bërë nga protestuesit, të cilët kanë paralajmëruar se aksioni nuk do të ndalet vetëm te tubimet e përditshme para Kryeministrisë.
gijotina.com/
Situata para Qeverisë së Kosovës është tensionuar, pasi disa protestues kanë tentuar të thyejnë kordonin policor. Protestuesit janë afruar drejt...
Lexo më shumë© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com
Discussion about this post