Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Nga orët e mesditës deri në pasdite parashikohen vranësira të pakta kalimtare, të përqendruara kryesisht në relievet malore. Në këto zona, vranësirat mund të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta, në formë pikash.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi jugperëndimor-veriperëndimor, me shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 12 metra në sekondë.
Në det parashikohet valëzim i forcës 1 deri në 3 ballë.












Discussion about this post