GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

110 ditë revoltë! Qytetarët paralajmërojnë protestë para parlamentit: Koha për mosbindje civile

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Arrestoni Ramën’/ Gazeta amerikane: Policia përplaset me protestuesit, revolta po trondit Shqipërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Protesta e qytetarëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama hyn sot në ditën e 110-të, ndërsa këtë herë aksioni është paralajmëruar të zhvendoset edhe para Parlamentit gjatë paradites.

Prej 110 ditësh, qytetarë dhe aktivistë mblidhen në Tiranë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, ndërsa tubimet janë shoqëruar me marshime në rrugët kryesore të kryeqytetit dhe ndalesa para institucioneve.

Për sot është paralajmëruar një protestë në orën 10:00 para Parlamentit, pikërisht në kohën kur Kuvendi pritet të zhvillojë seancën plenare. Thirrja për pjesëmarrje u përsërit edhe gjatë protestës së 109-të, të zhvilluar një ditë më parë.

“Do të jemi të gjithë të enjten në orën 10:00 te Parlamenti”, ishte thirrja e bërë gjatë tubimeve, ndërsa aktivisti Arben Kola deklaroi se protesta para Kuvendit synon të shënojë një tjetër fazë të aksionit qytetar.

“Nesër është protestë te Parlamenti që në orën 10:00, ku ka seancë”, deklaroi Kola gjatë protestës së mbrëmshme, duke u bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen tubimit.

Protesta e sotme vjen pas tubimit të 109-të, kur qytetarët nisën marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Përpara godinës së qeverisë u përsëritën kërkesat për largimin e Ramës dhe u shfaqën pankarta me mesazhe kritike ndaj qeverisë.

Gjatë protestës së një dite më parë morën fjalën qytetarë dhe aktivistë të ndryshëm, të cilët artikuluan kritika ndaj qeverisë dhe kërkuan vijimin e protestave. Profesori Lush Susaj bëri thirrje që tubimet të vijojnë në mënyrë paqësore, duke theksuar se protesta duhet të mbështetet te “durimi, rezistenca dhe qëndrueshmëria”.

Një pjesë e diskutimeve të protestës së 109-të u përqendrua gjithashtu te zhvillimet në Hagë lidhur me ish-krerët e UÇK-së, ndërsa protestues të ndryshëm shprehën qëndrimet e tyre përkëtë çështje.

Protestat e ditëve të fundit nuk janë kufizuar vetëm në qëndrimin para Kryeministrisë. Qytetarët kanë zhvilluar marshime në zona të ndryshme të Tiranës, ndërsa një prej kërkesave të përsëritura ka qenë edhe lirimi i protestuesve të ndaluar gjatë tubimeve të mëparshme.

Me hyrjen në ditën e 110-të, vëmendja zhvendoset sot te Parlamenti. Protestuesit kanë paralajmëruar se do të mblidhen para godinës gjatë zhvillimit të seancës plenare, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të vijojë më pas aksioni dhe nëse protesta do të rikthehet në itinerarin e zakonshëm drejt Kryeministrisë dhe rrugëve të tjera të kryeqytetit.

Etiketa: Kryesore1Parlamentproteste

Lajme të lidhura

Qytetarët paralajmëruan protestë, policia rrethon Parlamentin dhe vendos gardh metalik
Aktualitet

Qytetarët paralajmëruan protestë, policia rrethon Parlamentin dhe vendos gardh metalik

09:10 - 17/09/26
E rëndë në Sarandë! Plagosen 3 persona brenda një qendre tregtare, dy prej tyre janë vëllezër (Emrat)
Aktualitet

E rëndë në Sarandë! Plagosen 3 persona brenda një qendre tregtare, dy prej tyre janë vëllezër (Emrat)

08:22 - 17/09/26
Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët
Aktualitet

Të luftosh për mbijetesë! Punësimi i pensionistëve dyfishohet në tre vitet e fundit

07:57 - 17/09/26
Para
Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

Të luftosh për mbijetesë! Punësimi i pensionistëve dyfishohet në tre vitet e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qytetarët paralajmëruan protestë, policia rrethon Parlamentin dhe vendos gardh metalik
Aktualitet

Qytetarët paralajmëruan protestë, policia rrethon Parlamentin dhe vendos gardh metalik

09:10 - 17/09/26

Kuvendi zhvillon sot seancën plenare, ndërsa paralelisht jashtë ambienteve të Parlamentit është paralajmëruar edhe një protestë. Në zonën përreth Kuvendit...

Lexo më shumë
Dua Lipa uron Ditën e Pavarësisë me flamurin kuq e zi

“Liria ka emër”, Dua Lipa reagon pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së: Askush nuk mund ta njollosë luftën për liri

08:37 - 17/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 17 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:27 - 17/09/26
E rëndë në Sarandë! Plagosen 3 persona brenda një qendre tregtare, dy prej tyre janë vëllezër (Emrat)

E rëndë në Sarandë! Plagosen 3 persona brenda një qendre tregtare, dy prej tyre janë vëllezër (Emrat)

08:22 - 17/09/26
Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

Të luftosh për mbijetesë! Punësimi i pensionistëve dyfishohet në tre vitet e fundit

07:57 - 17/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com