GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD kërkoi ngritjen e Komisionit Hetimor për KAYO-n, mazhoranca socialiste e rrëzon

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Gazment Bardhi: Pse SPAK nuk sjell kërkesë për arrestimin e Ballukut, apo “Aleanca e Valamarit” është më e fortë se ligji?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka kërkuar ngritjen e Komisionit Hetimor për veprimtarinë e KAYO-s, por mazhoranca e ka rrëzuar kërkesën me forcën e kartonit.

“Çdo shqiptar do të duhet të dijë se si i mori ato para miku i Edi Ramës, Ron Yefet”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi në Konferencën e Kryetarëve.

Sipas tij, një Komision Hetimor ka për qëllim mbledhjen dhe verifikimin e informacionit. Bardhi tha se në kërkesën e opozitës janë paraqitur informacionet dhe indiciet që lidhen me aktivitetin e KAYO-s.

“Është fakt që KAYO deri tani ka shpenzuar 34 milionë euro nga buxheti i shtetit pa prodhuar asgjë. Ne nuk dimë çfarë ka përfituar shteti, çfarë aktiviteti ka”, tha Bardhi, duke ngritur pikëpyetje mbi marrëdhëniet e kompanisë me partnerët privatë.

Ai iu referua edhe audiopërgjimeve të bëra publike, duke pretenduar se në to flitet për trafik armësh dhe shitje të armëve në vende në konflikt. Këto janë pretendime të opozitës dhe audiopërgjimet nuk përbëjnë, në vetvete, provë të verifikuar për kryerjen e një vepre penale. Kërkesa e opozitës synon pikërisht verifikimin institucional të këtyre pretendimeve.

Bardhi tha se opozita ka kërkuar prej kohësh informacion nga Ministria e Mbrojtjes për aktivitetin e KAYO-s, kontratat dhe marrëveshjet e lidhura me kompanitë private.

“Çdo komision hetimor ka për qëllim mbledhjen e informacionit. Ndryshe, për çfarë do të duhej komisioni? Në kërkesë kemi dhënë të gjitha informacionet dhe indiciet. Është fakt që KAYO deri tani ka shpenzuar 34 milionë euro nga buxheti i shtetit pa prodhuar asgjë. Ne nuk dimë çfarë ka përfituar shteti? Çfarë aktiviteti ka? Na rezulton që i vetmi fitues i këtyre parave është Ron Yefet, mik i Kryeministrit.

Kjo del hapur në audio-përgjim dhe këtë audio-përgjim e konfirmoi kompania ku është bërë regjistrimi. E vërteta është që individi Ron Yefet sillet si ministër i Mbrojtjes dhe e thotë hapur që ka trafik të armëve. Del hapur që u janë shitur armë vendeve në konflikt. Ne kemi thirrur ministrin në interpelancë dhe tha që kompania ka prodhuar armë dhe i ka shitur. Më pas del zv.ministrja dhe thotë nuk është prodhuar. Pra, duhet mësuar e vërteta?!

Janë shpenzuar 34 milionë euro. Kështu na thatë edhe për inceneratorët, por doli që paratë digjeshin në shesh. Kemi kaq kohë që kërkojmë informacion në Ministrinë e Mbrojtjes. Nuk jepet informacion. Refuzon ministri dhe për këtë i jam drejtuar Kryetarit të Kuvendit. Çfarë duhet të bëjmë ne, të futemi në ministri dhe të marrim dokumentatat? Për këtë arsye duhet komisioni hetimor, sepse ai i nënshtrohet Kodit Penal nëse nuk jepet informacion. Ne nuk kërkojmë asgjë tjetër, veç të mësojmë dhe të njohim kontratat e lidhura mes një kompanie shtetërore me kompaninë private. Si e gjeti KAYO individin Ron Yefet? Cila është CV-ja që ka ky njeri, veç faktit që është mik i Edi Ramës? Si përfiton ky njeri në vetëm 6 muaj 34 milionë euro?

Ne jemi të hapur për objektin e hetimit. Na thoni çfarë doni të rregullojmë. Ngritja e komisionit hetimor nuk ka nevojë për lejen tuaj, këtë na e jep Kushtetuta. Ne mund vetëm të diskutojmë objektin e hetimit”, u shpreh Bardhi.

Nga mazhoranca, kreu i Grupit të PS, Taulant Balla argumentoi se kërkesa nuk plotëson kriteret për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar.

Sipas arsyetimit të paraqitur, objekti i kërkesës është tepër i gjerë dhe përfshin çështje të ndryshme, pa përcaktuar në mënyrë të qartë faktet konkrete, veprimet apo mosveprimet që duhet të hetohen.

 

Etiketa: KAYOKomisionKryesore1

Lajme të lidhura

Haga dënoi ish-krerët e UÇK! Tritan Shehu: Të fusim sot në rend dite Rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë!
Aktualitet

Haga dënoi ish-krerët e UÇK! Tritan Shehu: Të fusim sot në rend dite Rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë!

11:19 - 17/09/26
Balla i kërcënoi me burg, reagon Bardhi: I vure zjarrin Shqipërisë…
Aktualitet

PD kërkoi heqjen nga rendi i ditës, mazhoranca rrëzon kërkesën për projektligjin e magjistratëve

11:04 - 17/09/26
Plagosi babanë e ish-bashkëjetueses, caktohet “arrest me burg” për dajën e Zegjine Çaushit
Aktualitet

Plagosi babanë e ish-bashkëjetueses, caktohet “arrest me burg” për dajën e Zegjine Çaushit

11:00 - 17/09/26
Para
“Lironi çunat!”/ Protestuesit mblidhen para Gjykatës Penale, pritet masa e sigurisë për të arrestuarit

“Lironi çunat!”/ Protestuesit mblidhen para Gjykatës Penale, pritet masa e sigurisë për të arrestuarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Haga dënoi ish-krerët e UÇK! Tritan Shehu: Të fusim sot në rend dite Rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë!
Aktualitet

Haga dënoi ish-krerët e UÇK! Tritan Shehu: Të fusim sot në rend dite Rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë!

11:19 - 17/09/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu kërkoi që kërkoi që rezoluta për dënimin e gjenocidin serb, i depozituar nga PD-ja, të futet...

Lexo më shumë
“Abissnet Superiore”/ Java e 5-të e kampionatit sjell ndeshje interesante, luhet e ndarë në tre ditë

“Abissnet Superiore”/ Java e 5-të e kampionatit sjell ndeshje interesante, luhet e ndarë në tre ditë

11:09 - 17/09/26
Balla i kërcënoi me burg, reagon Bardhi: I vure zjarrin Shqipërisë…

PD kërkoi heqjen nga rendi i ditës, mazhoranca rrëzon kërkesën për projektligjin e magjistratëve

11:04 - 17/09/26
Plagosi babanë e ish-bashkëjetueses, caktohet “arrest me burg” për dajën e Zegjine Çaushit

Plagosi babanë e ish-bashkëjetueses, caktohet “arrest me burg” për dajën e Zegjine Çaushit

11:00 - 17/09/26
Falsifikuan mbi 1 mijë hektarë, në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës Fier dhe një biznesmen (Emrat)

Falsifikuan mbi 1 mijë hektarë, në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës Fier dhe një biznesmen (Emrat)

10:35 - 17/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com