GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Do martoheshin”/ 34-vjeçarja përgënjeshtron Zegjine Çaushin dhe sqaron foton e publikuar

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
“Do martoheshin”/ 34-vjeçarja përgënjeshtron Zegjine Çaushin dhe sqaron foton e publikuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

34-vjeçarja, Merita Gremaj ka hedhur poshtë deklaratën e deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, se ajo dhe daja i saj, Bledar Bakaj, do të martoheshin. Duke folur në “Shqipëreia Live”, Merita Gremaj ka mohuar se ka pasur plane për tu martuar me Bledar Bakajn, duke deklaruar se kurrën e kurrës nuk do të martohej me të. Ajo sqaroi se fotografia e publikuar nga deputetja ishte bërë në Fier, gjatë një daljeje për të blerë rroba dhe sipas saj fotografia ishte përdorur në një situatë ku Bakaj e kërcënonte.

Gremaj tha se kishte përjetuar dhunë dhe kërcënime të vazhdueshme dhe se nuk e kishte denoncuar më herët nga frika. Sipas saj, Bakaj e kishte kërcënuar se do t’i hiqte një këmbë dhe një krah nëse fliste. Ajo tregoi se kishte dorëzuar prova në polici dhe se kërcënimet, sipas saj, kishin vazhduar edhe në shtëpinë e familjes.

Gremaj tha gjithashtu se nuk kishte pasur kontakte me deputeten pas denoncimit, ndërsa familjarë të Bakajt, sipas saj, i kishin kërkuar të tërhiqte denoncimin, duke i thënë se ai kishte fëmijë. Në fund, ajo shpreh shqetësim për gjendjen e babait të saj, i cili ndodhet në shtrat pasi 52-vjeçari e ka plagosur me drapër. E reja thekson se edhe nëna e saj është në gjendje shumë të rënduar.

Pjesë nga intervista:

Sidorela Gjoni: A do të martoheshit, cila është e vërteta?

Merita Gremaj: Unë me atë, kurrën e kurrës

Sidorela Gjoni: Kur është bërë foto?

Merita Gremaj: Kur kemi ikur në Fier me ble rroba. Si mund të merrem me një njeri që më dhunon, kërcënon, më keqtrajton

Sidorela Gjoni: Kush t’i ka dhuruar?

Merita Gremaj: Mi ka dhënë vajza e Nazmies. Foto është bërë se më kërcënonte

Sidorela Gjoni: I ke thënë deputetes se do martohesh?

Merita Gremaj: Jo, unë e kam nxjerrë jashtë. Donte Bledari të më fuste në punë dhe ajo thoshte në Roskovec.

Nexhi Beqiraj: Pse nuk e keni denoncuar, të kërcënonte dhe nuk e ke denoncuar?

Merita Gremaj: Se thoshte ti po tregove do të të heq një këmbë dhe krah, do të bëj të vuash, e ka thënë edhe në komisariat.

Sidorela Gjoni: Kur është bërë fotografia?

Merita Gremaj: Në muajin qershor

Sidorela Gjoni: Të këtij viti?

Eris Dhamo: Kur ka nisur dhuna për herë të parë?

Merita Gremaj: Ka qenë e vazhdueshme

Sidorela Gjoni: Edhe në qershor?

Merita Gremaj: Vetëm dy ditët e fundit e ndali dhunën se erdha në shtëpi për të kërkuar ndihmë, te familja ime

Sidorela Gjoni:Si reaguan institucionet kur bëre denoncimin?

Merita Gremaj: Më thanë ‘pse nuk erdhe më para?’. Po nuk kisha shanse

Sidorela Gjoni: Cilat janë provat që ke?

Merita Gremaj: Kam një telefon tjetër dhe ky akoma vazhdon me kërcënime edhe në shtëpinë time. Atje nuk kam mundur t’a regjistroj se nuk kisha telefon.

Sidorela Gjoni:Në polici ça provash ke dhënë?

Merita Gremaj: Kam dhënë prova. Unë faktikisht si person nuk doja kontradikta, se gjerat më shumë agravoheshin

Sidorela Gjoni:A të ka marrë deputetja në telefon?

Merita Gremaj: Erdhi bashkë me babain e saj dhe solli vetëm rroba

Sidorela Gjoni: Pas denoncimit?

Merita Gremaj: Jo. S’kam kontakte, s’më ka marrë, asnjë takim

Sidorela Gjoni: Po të afërmit e Bledarit?

Merita Gremaj: Më kanë thënë të heq denoncimin se ka fëmijë, nuk mundem se jam e kërcënuar dhe e dhunuar. Po tani që babai im ndodhet në shtrat ca të bëj. Unë dhe nëna jemi si mos më keq

Etiketa: deputetjaperdhunimiZegjine Çaushi

Lajme të lidhura

Komisioni i Disiplinës pezullon dy drejtorë klubesh dhe një furbollist, gjoba për sjelljen e tifozëve
Sport

Komisioni i Disiplinës pezullon dy drejtorë klubesh dhe një furbollist, gjoba për sjelljen e tifozëve

18:01 - 17/09/26
Rama bllokoi pagat/ Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Po anashkalohet Kushtetuesja
Breaking Views

Rama bllokoi pagat/ Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Po anashkalohet Kushtetuesja

17:40 - 17/09/26
Kanadaja anëtarësohet në BE/ Mark Carney në Parlamentin Evropian: Pranojmë ftesën për anëtar “i asociuar”
Botë

Kanadaja anëtarësohet në BE/ Mark Carney në Parlamentin Evropian: Pranojmë ftesën për anëtar “i asociuar”

17:01 - 17/09/26
Para
Komisioni i Disiplinës pezullon dy drejtorë klubesh dhe një furbollist, gjoba për sjelljen e tifozëve

Komisioni i Disiplinës pezullon dy drejtorë klubesh dhe një furbollist, gjoba për sjelljen e tifozëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Komisioni i Disiplinës pezullon dy drejtorë klubesh dhe një furbollist, gjoba për sjelljen e tifozëve
Sport

Komisioni i Disiplinës pezullon dy drejtorë klubesh dhe një furbollist, gjoba për sjelljen e tifozëve

18:01 - 17/09/26

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk është kursyer në sanksionet e dhëna këtë të enjte për ngjarjet...

Lexo më shumë
“Do martoheshin”/ 34-vjeçarja përgënjeshtron Zegjine Çaushin dhe sqaron foton e publikuar

“Do martoheshin”/ 34-vjeçarja përgënjeshtron Zegjine Çaushin dhe sqaron foton e publikuar

17:50 - 17/09/26
Rama bllokoi pagat/ Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Po anashkalohet Kushtetuesja

Rama bllokoi pagat/ Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Po anashkalohet Kushtetuesja

17:40 - 17/09/26
Kanadaja anëtarësohet në BE/ Mark Carney në Parlamentin Evropian: Pranojmë ftesën për anëtar “i asociuar”

Kanadaja anëtarësohet në BE/ Mark Carney në Parlamentin Evropian: Pranojmë ftesën për anëtar “i asociuar”

17:01 - 17/09/26
Velipojë/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova

Velipojë/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova

16:38 - 17/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com