GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

‘Ruani qetësinë’, mesazhi i parë i Hashim Thaçit pas dënimit nga Haga

në Breaking Views, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Ruani qetësinë’, mesazhi i parë i Hashim Thaçit pas dënimit nga Haga
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ditë pas dënimit me 25 vite burg nga Gjykata Speciale, Hashim Thaçi ka dhënë mesazhin e parë publik. Përmes avokatit të tij, Luka Misetiç, ish-presidenti i Kosovës falënderoi qytetarët për mbështetjen e treguar pas shpalljes së aktgjykimit dhe u bëri thirrje të ruajnë qetësinë.

Në një postim në rrjetin social “X”, Misetiç tha se Thaçi shpreh mirënjohjen për mbështetjen që, sipas tij, ai, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë marrë nga qytetarët e Kosovës dhe faktori ndërkombëtar.

“Hashim Thaçi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij të sinqertë për mbështetjen e madhe që ai, së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, kanë marrë nga populli i Kosovës dhe nga faktori ndërkombëtar, si dhe u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të ruajnë qetësinë në përgjigje të padrejtësisë së djeshme.”

Avokati konfirmoi gjithashtu se mbrojtja do ta ankimojë vendimin e shpallur nga Dhomat e Specializuara.

“Avokatët e z. Thaçi do ta apelojnë vendimin e djeshëm gjyqësor para Panelit të Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke pretenduar se ka pasur gabime të rëndësishme ligjore dhe faktike që kanë cenuar drejtësinë e procesit gjyqësor.”

Mbrojtja e Hashim Thaçit ka nisur të shpalosë argumentet me të cilat do të kërkojë rrëzimin e aktgjykimit në Apel. Avokati Luka Misetiç akuzoi Trupin Gjykues për shkelje të rënda procedurale, duke pretenduar se Specialja e lidhi ish-presidentin e Kosovës me vrasjen e Behajdin Allaqit, ndërsa provat për këtë rast i mbajti të fshehura nga publiku gjatë gjithë procesit.

Behajdin Allaqi ishte një anëtar i UÇK-së, për të cilin Trupi Gjykues arriti në përfundimin se u arrestua më 11 qershor 1998 në shtabin e UÇK-së në Drenoc, pak pasi aty mbërritën Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Sipas aktgjykimit, ai u vra, ndërsa më pas u publikua një komunikatë ku pretendohej se kishte rënë dëshmor në betejë. Gjykata konstatoi gjithashtu se pas luftës pati përpjekje për ta bindur familjen e tij të hiqte dorë nga kërkimi i drejtësisë.

Misetiç pretendon se, megjithëse gjykata e përdori këtë rast në arsyetimin e aktgjykimit, gjatë procesit kishte urdhëruar që ai të mos diskutohej në seancë publike dhe që provat të mbeteshin konfidenciale.

“Trupi Gjykues deklaroi publikisht se z. Thaçi ishte i përfshirë në vrasjen e Behajdin Allaqit, pasi kishte urdhëruar që palët të mos e diskutonin këtë rast në seancë publike dhe pasi kishte urdhëruar që të gjitha provat lidhur me këtë rast të mbaheshin konfidenciale. Kështu, Trupi Gjykues e ka shpallur publikisht z. Thaçi fajtor për një vrasje, ndërkohë që provat mbi të cilat është bazuar ky përfundim i janë mbajtur të fshehura shqyrtimit publik. Z. Thaçi do ta mirëpriste shqyrtimin publik të këtyre provave.”

Avokati theksoi se Hashim Thaçi mohon çdo përfshirje në vrasjen e Allaqit dhe se kjo do të jetë një nga çështjet kryesore që do të ngrihen në apel.

“Z. Thaçi e mohon shprehimisht çdo përfshirje në vrasje.”

Avokati kroat ngriti gjithashtu pretendime edhe për mënyrën se si është zhvilluar procesi gjyqësor, duke argumentuar se ndërhyrjet e Trupit Gjykues kanë krijuar përshtypjen e mungesës së paanshmërisë.

“Gjatë gjithë gjykimit, Mbrojtja ka ngritur vazhdimisht shqetësime lidhur me drejtësinë procedurale, përfshirë shtrirjen e gjerë të pyetjeve të bëra drejtpërdrejt nga anëtarët e Trupit Gjykues, në një mënyrë që nuk krijonte përshtypjen e paanshmërisë. Mbrojtja mban qëndrimin se ndërhyrjet gjyqësore e kanë tejkaluar kufirin e kërkimit neutral të së vërtetës, duke cenuar përshtypjen e paanshmërisë që kërkohet sipas standardeve ndërkombëtare të drejtësisë. Kjo mungesë paanshmërie tashmë përshkon edhe aktgjykimin e Trupit Gjykues.”

Në përfundim, Misetiç konfirmoi se mbrojtja do ta ankimojë aktgjykimin, duke argumentuar se ai përmban gabime faktike, ligjore dhe procedurale që, sipas tij, kanë cenuar drejtësinë e procesit.

gijotina.com/

Etiketa: Hashim ThaciKryesore1

Lajme të lidhura

Rama viziton papritur Malin Athos në Greqi! A po e merr si model për Shtetin Bektashi?
Breaking Views

Rama viziton papritur Malin Athos në Greqi! A po e merr si model për Shtetin Bektashi?

21:12 - 17/09/26
Gjykata “ngrin” qeverinë për aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Duam dialog për vazhdimin e punës!
Breaking Views

Gjykata “ngrin” qeverinë për aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Duam dialog për vazhdimin e punës!

20:51 - 17/09/26
Banda shqiptare që frymëzoi serialin ‘Marbella’/ Kapen 2.7 ton kokainë, 15 persona të arrestuar
Aktualitet

Banda shqiptare që frymëzoi serialin ‘Marbella’/ Kapen 2.7 ton kokainë, 15 persona të arrestuar

20:30 - 17/09/26
Para
“Arrestoni Ramën!”-Dita e 110-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

"Arrestoni Ramën!"-Dita e 110-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama viziton papritur Malin Athos në Greqi! A po e merr si model për Shtetin Bektashi?
Breaking Views

Rama viziton papritur Malin Athos në Greqi! A po e merr si model për Shtetin Bektashi?

21:12 - 17/09/26

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar të mërkurën, më 16 shtator 2026, Malin Athos dhe Manastirin e Madh të...

Lexo më shumë
Gjykata “ngrin” qeverinë për aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Duam dialog për vazhdimin e punës!

Gjykata “ngrin” qeverinë për aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Duam dialog për vazhdimin e punës!

20:51 - 17/09/26
Banda shqiptare që frymëzoi serialin ‘Marbella’/ Kapen 2.7 ton kokainë, 15 persona të arrestuar

Banda shqiptare që frymëzoi serialin ‘Marbella’/ Kapen 2.7 ton kokainë, 15 persona të arrestuar

20:30 - 17/09/26
“Kjo protestë mbetet paqësore, dhuna ka ardhur nga policia”, aktivisti Lika: Të qëndrojmë bashkë

“Kjo protestë mbetet paqësore, dhuna ka ardhur nga policia”, aktivisti Lika: Të qëndrojmë bashkë

20:20 - 17/09/26
Parullat pikante në protestën e 110 kundër Ramës: Populli pa bukë, Belinda me vila…

Parullat pikante në protestën e 110 kundër Ramës: Populli pa bukë, Belinda me vila…

20:13 - 17/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com